Shtëpi Lajme Deti i Vdekur po thahet (Foto)

Deti i Vdekur po thahet (Foto)

Shperndaje në Facebook.

161118151811-02-cnnphotos-dead-sea-restricted-super-169_1480246497-5098268

Diçka është duke ndodhur në pikën më të ulët të plantit tanë, rreth 423 metra nën nivelin e detit.
Deti i Vdekur, një pellg i kripës i rrethuar nga Izraeli, Jordania dhe Bregu Perëndimor, është duke u tharë në një shkallë alarmuese – rreth 0.93 metra në vit, sipas grupit mjedisor “EcoPeace Middle East”.

Faji bie kryesisht mbi veprimet njerëzore, transmeton Express.

“Nuk është se një shtet i caktuar po e ndëshkon Detin e Vdekur; është i tërë rajoni,” thotë fotografi Moritz Kustner, i cili e ka vizituar detin në shkurt të këtij viti për të punuar në seritë e “Deti i Vdekur që po shuhet”.

Deti i Vdekur ka nevojë për ujë nga burimet tjera natyrore që e rrethojnë, siç është limani i Lumit të Jordanisë. Por, në vitet 1960-ta, është ndryshuar drejtimi i rrjedhës së ujit të disa nga burimeve ujore në të cilat ishte mbështetur. Për shembull, Izraeli e ka ndërtuar një tubacion uji gjatë asaj kohe, në mënyrë që ta furnizonte vendin me ujë.

Dhe pastaj, Lindja e Mesme është shumë e nxehtë dhe natyrisht klima atje është e thatë, gjë që e bën të vështirë për pellgun që ta rimbushë veten.

Vitin e kaluar, Izraeli dhe Jordania nënshkruan një marrëveshje në vlerë 900 milionë dollarë, në përpjekje për ta stabilizuar nivelin e ujit në Detin e Vdekur161118151831-04-cnnphotos-dead-sea-restricted-super-169_1480246470-4054804

161118151857-07-cnnphotos-dead-sea-restricted-super-169_1480246471-8298355

161118151803-01-cnnphotos-dead-sea-restricted-super-169_1480246471-4895774