Shtëpi Video Dibër, nëna braktis vajzën 19 muajshe, martohet me dikë tjetër

Dibër, nëna braktis vajzën 19 muajshe, martohet me dikë tjetër

Shperndaje në Facebook.

Babi i një vajze 19 muajshe në Maqellarë të Dibrës i ka bërë apel shtetit për ta ndihmuar pasi vajza e tij jeton prej 6-të muajsh e vetme në shtëpi.

Sipas portalit Newsbomb, Altin Çollaku detyrohet ta mbyll vajzën në shtëspi pasi duhet të punojë për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

Vajza jeton e vetme pasi nëna e saj e ka braktisur dhe është martuar me dikë tjetër.

Zgjidhja e vetme që i ka mbetur babait të vajzës është mbyllja e saj në shtëpi gjatë kohës që është në punë.

“Vajzën nuk ka kush t’a mbajë pasi duhet të punoj sepse gjendja ime ekonomike është shumë e vështirë.

Ajo qëndron vetëm në banesë prej 6 muajsh që kur nëna e braktisi pasi u martua me një person tjetër. Kërkoj ndihmën e shtetit sepse jetojmë në një dhomë të ndërtuar me baltë dhe gjendja ekonomike është shumë e vështirë”, shprehet babai i vajzës.

capture_1459352651-3966819.PNG