Shtëpi Video Diktatori qan për ndihmësin e tij – aksidenti mbetet mister (Foto)

Diktatori qan për ndihmësin e tij – aksidenti mbetet mister (Foto)

Shperndaje në Facebook.


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un shfaqi emocionet e tij gjatë funeralit të një ndihmësi të tij të ngushtë.
Ai u përlot, teksa tha se humbi një ‘shok të ngushtë dhe një ndihmës besnik’.

Kim Yang-Gon, një zyrtar i lartë i partisë dhe i besuar i diktatorit humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor.
Fotoja e diktatorit të përlotur u publikua në faqen e parë të gazetës së partisë.

73-vjeçari Kim Yang-Gon ishte përgjegjës për marrëdhëniet me Korenë e Jugut dhe sekretar i Partisë së Punëtorëve në pushtet.

Analistët thonë se aksidenti i tij mbetet i dyshimtë.

Ata nuk e përjashtojnë mundësitë që rivaliteti politik të jetë shkak për këtë aksident të dyshimtë.

Megjithatë, Koreja e Veriut ka një rrjet shumë të dobët rrugor dhe pavarësisht se nuk ka shumë makina, aksidentet nuk janë të rralla.

Disa zyrtarë të lartë kanë vdekur në aksidente, shpesh nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë, inteligjenca e Koresë së Jugut liston disa aksidente të tjera të dyshimta në rrugë, kur rivalë të ndryshëm politikë të pushtetit kanë humbur jetën.

Më flagranti ishte ai në vitin 1976, kur rivali i ish-presidentit Kim Il-Sung vdiq në aksident.

Kim Yang-Gon shihej si një person i rëndësishëm për dialogun dhe pajtimin me Korenë e Jugut.

Për këtë arsye, vdekja e tij shihet si një goditje ndaj përpjekjeve për marrëveshje me vendin fqinj. /mapo.al/
f1