Shtëpi Lajme “Dilara” martohet me aktorin shqiptar nga Shkupi (Foto)

“Dilara” martohet me aktorin shqiptar nga Shkupi (Foto)

Shperndaje në Facebook.

f_1480416430-7883797

Ebru Ozkan, aktorja e njohur turke, qё njihet nё Shqipёri si Dilara, nga roli i saj te seriali “Fate tё kryqёzuara”, i cili është duke u transmetuar në “Tv Klan”, ka një lidhje të veçantë me shqiptarët.
Jo vetëm se këta të fundit e duan atë nga roli, pamja, eleganca që transmeton, por edhe se ajo i do po ashtu shqiptarët dhe për këtë ka edhe një deshmi, shkruan “Opinion.al”.

Aktorja turke është e dashuruar dhe e martuar me një shqiptar. Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, përmes një ceremonie madhështore, e cila u zhvillua në një ambient të hapur.

Të pranishëm në ceremoninë e çiftit kanë qenë edhe aktorë shqiptarë, përfshirë edhe atë nga Maqedonia, Luran Ahmeti.

Ertan Shabani, ёshtё gjithashtu aktor qё vepron midis Shkupit dhe Turqisё dhe dy vitet e fundit ёshtё shpёrngulur nё Stamboll.

Pjesёmarrjet e tij nё seriale turke kanё qenё tё shumta me mё tё suksesshmin atё te “Lugina e Ujqёrve”.ff_1480416417-4619159