Shtëpi Video Divorcet e VIP-ve në 2015

Divorcet e VIP-ve në 2015

Shperndaje në Facebook.


Kemi patur kater divorce shumë të fuqishme këtë vit. Në fillim u përfol martesa shumëvjeçare e Aurela Hoxhës. Ka qenë bashkëshorti i saj Admir Ismailukaj ai që ka kërkuar të divorcohet nga modelja seksi, pasi lidhja e tyre kishte marrë fund. Aurela në një intervistë dhënë pak javë më parë ka thënë tërthorazi se është duke e shijuar lirinë e saj.

Një tjetër lidhje që ka përfunduar ka qenë edhe lidhja mes moderatores, Floriana Garo dhe ish-parnterit të saj, Tedi Ngjela. Floriana është shprehur se ka vuajtur këtë ndarje por është e zonja të ecë vet.
Rovena Dilo në këtë fundvit është përballur me një lajm të tillë. Këngëtarja është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Florian Riza. Divorcin e ka kërkuar Riza, pasi sipas tij me këngëtaren kishin vetëm grindje dhe mosmarrëveshje.

Soni Malaj dhe Mirko janë një tjetër çift që i dhanë fund martesës së tyre. Ndonëse janë divorcuar ata mbeten miq të mirë, pasi vogëlushja e tyre Anna ka nevojë për praninë e të dyve në jetë. Ky vit për Sonin s’ka qenë fort i këndshëm pasi pak ditë më parë ajo ka humbur edhe të atin.
Screen-Shot-2015-12-31-at-2.50.17-PM