Shtëpi Video Djali i Sadik Musajt i përgjigjet Haradinajve

Djali i Sadik Musajt i përgjigjet Haradinajve

Shperndaje në Facebook.


Pas raportimit të djeshëm rreth konfliktit mes familjeve Haradinaj dhe Musaj, ka folur një familjar i këtyre të fundit.

Flamur Musaj ka reaguar me një tekst, duke thënë se nuk frikësohet aspak nga armiqtë e tij, transmeton Bota sot.

Madje ai tregon edhe kohën kur iu vra babai, axhallarët e djali i dajës. Ai në rrëfimin e tij thotë se nuk frikësohet nga kërcënimet e atyre që zotohen se e kishin mikë të ngushtë babain e tij, madje as nga ata që kanë lidhur miqësi të mira në dreka dhe darka me kriminelët që kryen këto vrasje.

Ky është rrëfimi i tij i plotë:

“Nuk më friksoni. Isha vetem 16 vjeqar kur ma vrane baben, por mi vrat edhe 3 axhe tjere dhe djalin e dajes, e sot do miq të rrejshum edhe grate po jave qojne atynve mutave qe deri dje vete ju i shajshi.

Ju miq fallec, ju kujtohet kur neper interneta dhe telefona më jepshi fjale të medha, por ashtu nuk doli në 2014 kur erdha në Kosove, të gjith ju u friksuat të më takoni e të delni më pi caffe, kishit frike dhe marre nga vetvetja e juaj, ju dulen rrenat në lidine, ra ajo burreri qe menduat qe e kishit, ju ra maska dhe të gjithe po e shofin se ju jeni tradhtar dhe frikacak.

Ku është burrnija e juaj? E shitet per 200-300 euro më ato biznise të flliqta që u lidhet më ata kriminelet, ndersa mu më shkruani dhe më tregoni për miqesin që kishi më Sadikun

A nuk ju vjen turp i keni ka 40-50 vjet dhe po mendoni së mashtrona une më rrenat e juaja, a mendoni që nuk po i shof fotot që përdite po delni në darka dhe caffe me ata kriminel që ma vrane baben?

Ju miqet e rrejshum pasi që e tradhtuat baben po deshironi që une ta mbylli gojen? Por jo nuk më ndalni as më kercnime e as plumba, Mundeni mem vra por sa të jem gjall nuk do të dorzohem, Une nuk shitna e as nuk blena”. /albeu.com/
DJAL