Shtëpi Lajme Djali i Ukshin Hotit sulmon Vetëvendosjen: Pse po i fshini grafitet për...

Djali i Ukshin Hotit sulmon Vetëvendosjen: Pse po i fshini grafitet për babain tim (Foto)

Shperndaje në Facebook.

15220044-10155497721393858-3787485281693243383-n_1480521961-3248295

Djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti, Andini, ka reaguar ndaj veprimit të disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që kanë fshirë grafitet në mure “Ku është Ukshin Hoti”, për t’i zëvendësuar me ato “Drejtësi për Astritin”.

Hoti, në reagimin e tij, thotë se VV’ja po përdorë tragjedinë e Familjes Dehari, në mënyrën më të turpshme, për kauzën e saj politike.

“Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu [Astrit Dehari], apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj”, ka shkruar Andin Hoti në facebook.

Ky është reagimi i plotë i djalit të Ukshin Hotit: 

KULMI I MARRËZISË!

Vetëvendosje fshin grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”
Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit.
Ju s’keni TURP!
S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?”
Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike.
Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj!
Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme!