Shtëpi Lajme Dukagjini me shkresë zyrtare i kërkon falje publike Trepçës ’89

Dukagjini me shkresë zyrtare i kërkon falje publike Trepçës ’89

Shperndaje në Facebook.

Kryesia e KF Dukagjini nga Klina pas mbledhjes së sotme i ka kërkuar falje publik zyrtarëve të Trepçës ’89 pas dëmeve që shkaktuan tifozët në ndeshjen e barazhit ndaj Dritës.

“Bordi i kryesisë pas mbledhjes se mbajtur sot me datën (08.06.2017) ka ardhë ne përfundim se ngjarjet e ndodhura ditën e Dielë ne Mitrovicë e kanë prishur imazhin e klubit tonë dhe një qyteti me traditë dhe kultur futbolli si Klina Begut. Humbjet asniher nuk ishin dhe besojmë nuk do të bëhen arsyje për ngjarje të tilla, këtë me se miri e ka dëshmuar ndeshja e barazhit vitin e kaluar ndaj KF. Drenices e zhvilluar gjithashtu ne këtë stadium. Ne si klub dhe qytet kerkojm falje ndaj zyrtarëve të klubit KF. Trepça 89 dhe gjithë qytetit Kampion të Mitrovices për ngjarjet që ndodhen të dielën (04.06.2017) ne stadiumin Riza Lushta”, thuhet në njoftimin për shtyp.