Shtëpi Kuriozitete Dy herë luftoi kancerin, pas 20 vitesh kthehet në të njëjtin spital...

Dy herë luftoi kancerin, pas 20 vitesh kthehet në të njëjtin spital por si infermiere (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Montana Brown kur ishte vetëm 2-vjeçe ishte diagnostifikuar me një lloj të rrallë të kancerit në inde.

Ajo ishte trajtuar në Qendrën e Kancerit të AFLAC-it në Atlanta, Gjeorgji, ku falë kimioterapisë ajo e mundi kancerin, Brown pati një fëmijëri të qetë e të lumtur deri në moshën 15-vjeçe kur përsëri iu kthye i njëjti problem. Përsëri u kthye në AFLAC për të marrë më shumë kimioterapi e përsëri e mundi kancerin.

Sot Montana Brown është 24-vjeçare, e punën e ka filluar si infermiere në po këtë spital ku është trajtuar dy herë.

Ajo beson se përvojat e saja të vështira e kanë bërë të fortë dhe sot i dhanë zemër të bëjë një punë që më herët dikush e ka bërë për të.

“Kurrë nuk mendova që në këtë moshë do të arrija ëndrrën time. Të punojë e shëndoshë në spitalin ku u trajtova si fëmijë e si adoleshente, por disa ëndrra me të vërtetë bëhen realitet”, ka thënë ajo.