Shtëpi Kuriozitete E adaptoi vogëlushen, por fjalët e saj ia thyen zemrën…

E adaptoi vogëlushen, por fjalët e saj ia thyen zemrën…

Shperndaje në Facebook.

Fëmijët janë vërtetë një bekim i madh në jetën e secilit që bëhet prind.

Por, nga arsye të ndryshme, jo çdo fëmijë mund të ketë fatin që të rritet pranë prindërve të tij, duke përfunduar të braktisur në jetimore të ndryshme.

Por, edhe ata të cilët adaptojnë ata, jo gjithmonë janë të aftë dhe të gatshëm që të jenë “prindër” ashtu si kërkohet.

Duhet të kuptohet se një fëmijë i braktisur, sado që I edukuar të jetë në rrethanat ku është rritur, ka një mungesë brenda tij, apo edhe një “traumë” për të cilën ai nuk është i vetëdijshëm dhe nuk di ta definojë ndjenjën e tillë. Jamie kishte vendosur ta adaptojë një vogëlushe, e cila pas 10 minutave pas hyrjes në shtëpi, e preku shumë atë me fjalët e saj.

Jamie e njohu atë me fëmijët e tjerë, e më pas ajo duke luajtur e thirri atë “mami”…

Jamie duke e pyetur se çfarë është për të ai emër, vogëlushja u përgjigj: “mami është femra më e rritur në shtëpi”…

Kjo fjalë vërtetë ia theu zemrën Jamies e cila më pas vijoi me fjalët:
“zemra ime, mami është ajo e cila të ofron dashuri pa kusht, mami është ajo që të mëson shumë për jetën, që kujdeset për ty me shumë dashuri çdo ditë”…

Ajo tha se duhet kohë që vogëlushja të mësojë vërtetë se çfarë domethënie ka fjala “nënë” për të cilën është vërtetë e dhimbshme se nuk e kishte idenë…