Shtëpi Kuriozitete E keni vënë re lypësen me sy jeshile në Tiranë? Dje asaj...

E keni vënë re lypësen me sy jeshile në Tiranë? Dje asaj i ndodhi diçka e papritur

Shperndaje në Facebook.

Historia e mëposhtme është e rrëfyer nga një mësuese nga Korça, e cila tregon se si i ndryshoi ditën një vajze të vogël me sy jeshilë që të gjithëve mund të na ketë rënë rasti ta shohim te zona e quajtur “Ushtari i Panjohur”.
Noela Kita në një shkrim të saj ka rrëfyer se si e afroi vajzën e vogël, e uli në lokal dhe e bëri të ndihet për herë të parë zonjushë, edhe pse mamaja e saj e priste e alarmuar në anën tjetër të rrugës.
Kjo është historia e plotë e Noela Kitës dhe lypëses së vogël:
Në kafe me një lypsare…..
Rri gjithmonë në shëtitoren afër ish-bonbonerisë dhe erdhi të kërkonte si zakonisht, zgjati dorën tek hyrja e lokalit ngjitur me ushtarin e pa njohur, aty ku po pushoja me një miken time. Një vajzë me sy të gjelbër, pothuajse 10 vjeç, e veshur mirë jo si e vobektë.
“Teta, me jep ndonjë lek…”, më tha.
Eja ulu këtu me mua në tavolinë, i thashë. Ngurroi me një hije habie në fytyrë, nuk ishte mësuar me oferta të tilla, dinte mirë qëllimin e saj, ndoshta kuptonte se statusi nuk ja jepte të drejtën të ulej në kafe.
Erdhi, në fillim tepër e ndrojtur… e ula ngjitur me karrigen time, në çast vjen një nga punonjësit e bashkisë.
“Dil nga lokali”, tha ai. Është e ftuara ime, nuk erdhi të ulej vetë…ka problem??
Mblodhi supat duke prekur me qëllim kartvizitën që tregonte se ishte kujdestar i pedonales, u largua duke mbledhur surratin drejtuar nga ne, me trupin drejtuar nga do të shkonte. E pyeta… Çfare do të marrësh?
Po nuk di çfarë…
Po të sjell një pije freskuese, shijen zgjidhe vetë…
E mirë me luleshtrydhe e dua…kamarieri nje djalë i thatishëm, zeshkan, e fshehu mirë habinë kur e pa vajzën në tavolinë…kur po afrohej, vajza tha:
Ky do me nxjerrë jashtë, kështu bën çdo ditë…
Jo sot sepse po rri si të gjitha ne zonjushat e tjera…qeshi… Biseduam gjatë, midis të vërtetash më tha plot gënjeshtra për të justifikuar punën që bënte, por çdo fëmije dihet sa i zgjat gënjeshtra, pranoi që e detyronte e ëma e cila sillej rrotull e tensionuar nga meraku se çfarë po tregonte vajza e saj…
Ja ku është mami im…
Kohë ajo rrinte aty por e pa vonë…nuk dukeshin egjyptjanë. E ëma dukej që sapo u kishte hequr flokëve një bojë te kuqe. Folëm për shumë të pa thëna dje me sygjelbrën… në një kohë tjetër do të shkruaj më tepër lidhur me të pa thënat..joq