Shtëpi Lajme E pabesueshme: Katër kombëtare evropiane në “Copa America”?

E pabesueshme: Katër kombëtare evropiane në “Copa America”?

Shperndaje në Facebook.

Për momentin është ende një ide, por synimi është që 4 skuadra nga Europa të luajnë në turneun e Kupës së Amerikës Latine në të ardhmen. Dhe për ta realizuar këtë gjë, organizatorën kanë nisur të bëjnë sondazhet e para. Ideja është që në Kupën e Amerikës (luajnë ekipet e Amerikës Jugore) të marrin pjesë edhe katër kombëtare nga Europa me origjinë latine. Çka do të thotë që në turneun amerikano-latin të jenë edhe ekipet e Francës, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja braziliane “Globosporte”, përcjell “telesport”.

Kombetarja italiane e ftuar te luaje ne kupen e Amerikes LatineKëtyre katër skuadrave nga Europa do t’u shtohet edhe Japonia, që ka kërkuar me ngulm që të dalë nga Azia dhe të luajë në kupën e Amerikës Latine në turnetë ndërkombëtare. Synimi është që kjo ide të realizohet për edicionin e Kupës së Amerikës Latine, që zhvillohet në vitin 2019. Por për këtë edicion që zhvillohet pas dy vitesh kjo ide duket disi e vështirë për t’u realizuar, por në të ardhmen mund të jetë një hipotezë e mirë. Ndaj, për momentin, pritet të konfirmohet formula aktuale, me 12 ekipe nga Amerika Latine si dhe me pjesëmarrjen e ekipeve të Amerikës dhe Meksikës.