Shtëpi ShowBiz E papritur! Rashel Kolaneci largohet nga “Xing me Ermalin”

E papritur! Rashel Kolaneci largohet nga “Xing me Ermalin”

Shperndaje në Facebook.

Rashel Kolaneci është padyshim një nga vajzat e cila ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes që kur u shfaq për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, por mesa duket, vajzën seksi nuk do ta shohim më përkrah Ermalit.

U përfol se do ikte në fillim të sezonit, por ajo dhe Ermali hodhën poshtë çdo thashethem dhe ajo u shfaq në sezonin e ri, por vetëm për disa puntata.

Ajo ka ikur nga ky programi ku mori famë sezonin e kaluar dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë e komentuar për pamjen e saj seksi.

E kontaktuar nga “RevistaËho.com” Rashel e pohoi largimin, duke mos dhënë më shumë detaje. Nuk dihet ende nëse ajo do të nisë ndonjë angazhim të ri në një tjetër kanal.

Le të presim se kush do të jetë përkrah Ermalit në emisionet e ardhshme.