Shtëpi Video E torturonte burri, modelja vret veten 3 muajsh pas martesës

E torturonte burri, modelja vret veten 3 muajsh pas martesës

Shperndaje në Facebook.

Modelja indiane Priyanka Kapooor Chawla i ka dhënë fund jetës, pasi jetonte me një burrë që e detyroi të jetonte si në burg. 25-vjeçarja nga Nju Delhi u var në apartamentin e saj, më 27 mars.mode

Ajo kishte lënë një mesazh lamtumire, ku shpjegonte se ishte lodhur nga dhuna e bashkëshortit të saj, biznesmenit Nitin Chawla. Trupi i pajetë u gjet nga policia, e cila njoftoi prindërit e vajzës dhe arrestoi bashkëshortin e saj.

Motra e saj deklaroi për mediat se familja kishte qenë kundër kësaj martese, pasi biznesmeni ishte 10 vite më i madh dhe kishte lënë pas krahëve një martesë të dështuar.

“Në fillim as motra nuk ishte e interesuar, por ai ishte i çmendur pas saj. Vinte çdo mëngjes në shtëpi me ëmbëlsira dhe lule, derisa e bindi Priyanka të martohet me të”, deklaroi motra e modeles për mediat indiane.

Por, pas martesës ndryshoi gjithçka. Jeta e modeles u shndërrua në ferr, saqë modelja u shkëput nga miqtë dhe nga karriera e saj si modele.

mod