Shtëpi Video E vërteta e ‘kuksianit me 316 kmh në tunelin e Kalimashit’ (Video)

E vërteta e ‘kuksianit me 316 kmh në tunelin e Kalimashit’ (Video)

Shperndaje në Facebook.

316

Një video të publikuar në internet e që thuhej se tregon një shofer kuksian, teksa ecën me 316 kmh në tunelin e Kalimashit, nuk ka mundur ta konfirmojë policia shqiptare
Sipas gazetës Panorama, kuksiani e sfidoi policinë pasi cilësia e kamerave të tunelit është kaq e dobët, sa nuk mund të identifikohen targat.
Por cila është e vërteta e videos?
Në fakt ajo është hedhur në rrjet para dy vitesh dhe ende nuk dihet vendi ku është bërë.
Deri më tani dihet se makina është një Audi RS6.
Disa thonë se është bërë në Shqipëri, të tjerë thonë se është bërë në Kroaci e disa faqe rumune thonë se është bërë në vendin e tyre.
Komentuesit thonë se video është hedhur për herë të parë nga një tiranas, i quajtur Visi.
Ai vetë thotë se është video e bërë në Austri.
Kaosi nuk merr fund, por fakt është se para disa kohësh policia austriake ndaloi një shofer të ri shqiptar, që ecte si i çmendur në tunel, ndërsa mbante celularin në vesh.