Shtëpi Video E vjedh orën 136 mijë dollarëshe, para syve të shitëses (Video)

E vjedh orën 136 mijë dollarëshe, para syve të shitëses (Video)

Shperndaje në Facebook.

Vjedhja-e-orës

Një 53-vjeçare italiane ka arritur të vjedhë një orë me vlerë 136 mijë euro në një argjendari në Milano të Italisë, para syve të shitëses.
Ora e markës “Patek Philippe”, me gurë të çmuar si platin dhe diamante, është vjedhur lehtësisht nga 53-vjeçarja në argjendarinë “Fratelli Pisa”, në rrugën “Verri” të Milano-s.
Gruaja është shtirur sikur ishte e interesuar për të blerë një orë dore dhe përmes një marifeti me çantën e saj, ka arritur të vjedhë orën me vlerë 136 mijë euro. Hetimi për vjedhjen e orës luksoze ka nisur pas denoncimit të bërë ditën e ngjarjes, më 27 shkurt, nga një prej menaxherëve të argjendarisë.

https://youtu.be/M6rGwbxAzhY