Shtëpi ShowBiz Ekskluzive/ Kush është konkurenti që u përjashtua nga Big Brother disa orë...

Ekskluzive/ Kush është konkurenti që u përjashtua nga Big Brother disa orë përpara futjes në shtëpi? (FOTO)

Shperndaje në Facebook.

Të shumtë ishin ata të cilët prisnin me entuziasëm futjen e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ditën e sotme, por dicka e pazakontë ka bërë që ai të përjashtohet ende pa e pare publiku.

Ai ështe ultrasi i kombëtares Shqiptare Indrit Murati, ose sic njihet me nofkën ‘Problemi’.

Indriti ishte pranuar në audicionet përzgjedhese të Big Brother disa kohë më parë së bashku me të dashurën e tij.

Ai prej disa ditesh ndodhej i izoluar në nje prej hoteleve të Tiranes, kusht ky i vënë nga autorët e Big Brother si pjesë e rregullores së lojës.

Por dicka e pazakontë ka prishur atmosferen dhe planet e ultrasit të kombëtares sonë.

Prinderit e vajzës me të cilën ai kishte hyrë në këtë garë kur kanë marre vesh lajmin që e bija ishte pjesë e këtij audicioni të Big Brother dhe pritej të hynte mbrëmjen e sotme kanë kundërshtuar me forcë dhe kanë detyruar organizatorët ta nxjerrin ate jashte gares.

Pas kësaj ngjarje duke qene se Indriti u pranua si cift, me daljen e të dashurës së tij jashtë automatikisht edhe ai është i eleminuar nga ky kompeticion për këtë vit.Pritej nje përkrahje e madhe nga emra te artit dhe sportit duke pare njohjet e shumta dhe miqësite që Indriti ka me to.