Shtëpi Video Elementi ushqimor që mbron kockat tona

Elementi ushqimor që mbron kockat tona

Shperndaje në Facebook.

kocka

Ushqimi mesdhetar i pasur me vaj ulliri mund të ndihmojë në mbrojtjen e eshtrave tuaja më vonë gjatë jetës.

Është e mjaftueshme që vetëm dy vjet të ushqeheni si spanjollët ose italianët, të cilët në ushqimin e tyre përdorin vaj ulliri më me qejf se ndonjë yndyrë më pak të shëndetshme.net. Në këtë mënyrë mund të ruani eshtrat tuaja kur të plakeni, pohon hulumtimi i ri.

Ushqimi mesdhetar konsiderohet shprehi klasike ushqyese e popullatës së vendeve të Europës Jugore, edhe pse gjithnjë e më pak banorë të atyre vendeve e mbajnë sot këtë mënyrë të jetesës.

Konsiderohet që ushqimi mesdhetar përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon mbrojtjen nga kanceri, ndërsa ai përfshin ushqimin si pemët, perimet, peshkun, arrat, drithërat dhe yndyrat e shëndetshme, siç janë ato në vajin e ullirit, me gjithë yndyrat e pashëndetshme që janë në mishin e kuq dhe në produktet qumështore.

Vaji i ullirit nxit krijimin e materieve që janë të lidhura me shëndetin e palcës së kockave.