Shtëpi Video Emigranti shqiptar tregon si ia prenë kokën Bledar Terpollarit

Emigranti shqiptar tregon si ia prenë kokën Bledar Terpollarit

Shperndaje në Facebook.


Mediat greke shkruajnë se hetuesit kanë gjetur një dëshmitar okular për vrasjen macabre të Bledar Terpollarit, që u vra duke i prerë kokën.
Gjatë marrjes në pyetje të një emigrant shqiptar në hetuesi, ai tregoi se ishte i pranishëm në vrasjen e Terpollarit. Ai ka pohuar se 3 persona të armatosur, edhe ata shqiptarë, e kanë detyruar me forcë t’u tregojë se ku ndodhej stani, e kanë marrë me vete dhe ka parë nga afër skenën e vrasjes, madje edhe prerjen e kokës.
Burime policore bëjnë me dije se ai u ka treguar edhe vendin ku e kanë groposur. I arrestuari ka dëshmuar gjithashtu se, vrasja është kryer për çështje trafikimi të lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar./lapsi.al
vrasja-shqiptari