Shtëpi Lajme Eris Abedini, emër premtues në futbollit evropian

Eris Abedini, emër premtues në futbollit evropian

Shperndaje në Facebook.

Eris Abedini , një emër i panjohur për futbollin shqiptar,në veçanti atë Kosovar,por jo edhe për skenën zvicërane.

Anëtari i FC Chiasso, Eris Abedini,me prejardhje nga Kosova, po ndjeket me vëmendje nga menaxherë të ndryshëm, sipas të cilëve konsiderohet si mesfushori më i talentuar në futbollin zvicëran. Mediat zvicërane i kushtojnë rëndësi të veçantë këtij futbolliti shtatëgjatë,që është pjesë edhe e përfaqësueses U-19 e shtetit ku jeton. Elozhe për 18-vjeçarin Eris Abedini thurrin edhe mediat italiane,të cilat për shkak të afërsisë së dy shteteve,është nën monitorim të vazhdueshëm.

“Padyshim që Eris Abedini është një element që duhet t’i takojë ndonjë skuadre italiane. Pikëpamja fizike, gjatësia ( 1.90 m ) vrapimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm, pasimet e sakta,loja kolektive dhe shumë elemente tjera positive , paraqesin një të ardhme të ndritshme dhe me perspektivë të këtij futbolliti “, shkruajnë mediat italiane.. Paraqitjet e mira në skuadër dhe në përfaqsuese e bëjnë Eris Abedinin një nga emrat më të përfolur në Zvicër, duke shtuar interesimin e klubeve të rëndësishme për të. Shpejtësia në shpërthimet në krahun e djathtë, pasimet e kalibruara dhe sidomos saktësia para porte kanë bërë që emri i tij të vendoset në bllokun e shënimeve të vëzhguesve të klubeve të ndryshme në të gjithë Europën. Ai ka mentalitetin e duhur ,të një futbollisti shpërthyes,që e karakterizon dhe dallon për pozicionin që mbulon. I huazuar te FC Chiasso nga klubi i mirënjohur FC LUgano, me të cilin ka kontratë profesionale deri në vitin e ardhshëm,vlera e kartelës së ERris Abedinit,sipas shtëpisë së tij menaxheriale SPORTFRONT GmbH ,ka kaluar nw shumën e gjashtë shifrorit. Burime të afërta me futbollistin i kanë thënë Lajmi Express.net se ai ka qenë një kandidat serioz edhe për kombëtaren shqiptare . De Biazi jo vetëm që është interesuar për Abedinin, por thuhet se edhe nga afër ka ndjekur lojën e tij.

Por,kjo nuk vlenë edhe për drejtues dhe stafin teknik të përfaqsueses së Kosovës, të cilët si duket akoma nuk kanë radarë që mund të identifikojnë futbollistë shqiptarë të talentuar e me perspektivë. /LEN/