Shtëpi Lajme Flet Allegri pas barazimit me Atalantan

Flet Allegri pas barazimit me Atalantan

Shperndaje në Facebook.

Allegri është i kënaqur me pikën e fituar në “Atleti Azzurri d’Italia” ndaj Atalantas, megjithëse thotë se skuadra e tij mund të kishte fituar krejtësisht ndeshjen.
Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Atalanta, duke barazuar 2:2, në ndeshjen ku vendasit e shënuan golin e barazimit në minutën e 89’të, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se ekipi i tij mund të kishte marrë pikët e plota ndaj Atalantas, por është i kënaqur edhe me barazimin 2:2.

“Duhet ta kishim fituar krejtësisht ndeshjen. Por në fund duhet të kënaqemi edhe me këtë pikë të rëndësishme kundër një skuadre të mirë si Atalanta”, tha Allegri pas ndeshjes. /Express/