Shtëpi Lajme “I forti” me “Range Rover” në Elbasan merr përpara kalimtarë e makina,...

“I forti” me “Range Rover” në Elbasan merr përpara kalimtarë e makina, një viktimë (Video)

Shperndaje në Facebook.

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit, në bulevardin “Aqif Pasha”.

Drejtuesi i një automjet tip “Range Rover” me targa “AA 404 PD” ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë si dhe goditur 2 makina të tjera duke rrezikuar jetën edhe të disa qytetarëve të tjerë.

Sipas njoftimit të policisë, Ardian Rika 35 vjeç, banues në Elbasan, është personi i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e goditjes së fortë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe një ditë më parë edhe në kryeqytet, kur një mjet tip “Range Rover” përplasi një kalimtar dhe u largua nga vendngjarja.