Fotoja që zemëron serbët. “Rama na provokoi sërish”

Fotoja që zemëron serbët. “Rama na provokoi sërish”

Shperndaje në Facebook.


Fotoja e postuar në faqen zyrtare të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me mbishkrimin “Fotoja me e bukur e vitit”, nga takimi i dy qeverive të Kosovës dhe Shqipëria në Tiranë, ka nxitur reagime në Serbi.

“Një provokim i ri i Edi Ramës”, shkruajnë mediat serbe, të cilat thonë se “ëndrra e Shqipërisë së madhe e shprehur në takimin e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Tiranë është shfaqur edhe në këtë fotografi”.

Reagime kanë ardhur edhe nga zyrtarët serbë, që e kanë kthyer foton në një nga temat më të rëndësishme në Serbi.

Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se shpreson që ideja e “Shqipërisë së madhe” të ngelet një ëndërr dhe jo një makth i rajonit.

Lexo edhe  A i keni vërejtur disa detaje në klipin e fundit të Çiljetës? (Video)

“Pyes veten se si do të reagonin BE-ja dhe OKB-ja nëse në Facebook kryeministri i Serbisë do të bënte një koment të ngjashëm për territoret e ndryshme në Ballkan”, ka thënë Gjuriç.

Ai ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë kurrë që Rama dhe Hashim Thaçi të realizojnë këto ëndrra.

Fokus i veçantë i është kushtuar shprehjes “një tokë, një popull, një ëndërr”, e ku fjala “tokë” në serbisht mund të nënkuptojë edhe një vend apo shtet.
ssss