Shtëpi Lajme Gazetari i “Marcas” bën një gjest të jashtëzakonshëm për Chapecoensen

Gazetari i “Marcas” bën një gjest të jashtëzakonshëm për Chapecoensen

Shperndaje në Facebook.

Gazetari i gazetës spanjolle “Marca”, Fabian Torres, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm.
Ai ka mbledhur 15 fanella nga yje të futbollit botëror, si David De Gea, Fernando Torres, Diego Costa e Cesar Azpiliqueta.

Torres i ka hedhur në ankand fanellat e tyre dhe paratë që do t’i fitojë, do t’ia dërgojë klubit brazilian, Chapecoense.

Gazetari spanjoll shpreson që të interesuarit të dhurojnë sa më shumë para, në mënyrë që Chapecoense të ndihmohet pas tragjedisë më të madhe në histori të klubit.

Ju kujtojmë që në aksidentin e aeroplanit të Chapes gjatë vitit të kaluar, vdiqën 71 persona. /Lajmi.net/