Shtëpi Lajme Gerta Lokut i vjen një super ofertë nga bashkëshortja e Koço Kokëdhimës

Gerta Lokut i vjen një super ofertë nga bashkëshortja e Koço Kokëdhimës

Shperndaje në Facebook.

Rigerta Loku është personazhi më i famshëm aktualisht në Shqipëri, të gjitha mediat flasin për të dhe videot e fjalimit të saj në Parlament ditën e djeshme bëjnë ende xhirron e rrjetit. Menjëherë pas fjalimit goditës ajo u pa me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi.

Gerta më parë ka garuar për deputete, ndërsa që forcat politike i kanë bërë oferta kjo tashmë nuk është sekret. Brixhida Kokëdhima i bën një ftesë të hapur për t’iu bashkuar lëvizjes Zgjidhja, e themeluar vetëm pak muaj më parë nga bashkëshorti i saj, Koço Kokëdhima.

“Rigerta Loku, kjo grua e mençur dhe tepër e qartë, e sinqertë dhe me vizion i kërkoi deputetëve e qeverisë të kthejnë sytë nga fshati.

Ata nuk e bëjnë dot!
Thjesht sepse nuk e kanë aspak prioritet zhvillimin e vendit, nuk kanë asnjë vullnet real, asnjë aftësi, nuk punojnë dhe nuk kane vizionin e duhur as për fshatin e as për Shqipërinë tonë!
Gertës i them dashamirësisht; Nuk duhet t’i lutemi më të kthejnë sytë nga ne që i votojmë, as të qajmë për fatin tonë, por ti kërkojmë llogari, në çdo formë, mjet e mënyrë! Ndryshe do mbetemi si sot e më keq! Shqetësimi yt i vërtetë dhe dashuria jote për vendin tënd janë pikërisht ndër vlerat që mishëron ZGJIDHJA ndaj bashkoju ZGJIDHJES e mira Gerta! E vetmja mundësi për vendin tonë!”, shkruan Brixhida Kokëdhima në rrjetin social.