Shtëpi Kuriozitete Gjen një dhomë sekrete në shtëpi: Në internet e mëson të vërtetën...

Gjen një dhomë sekrete në shtëpi: Në internet e mëson të vërtetën e frikshme

Shperndaje në Facebook.

Një mjeshtër nga Florida ka pasur për detyrë që në një nga shtëpitë në Plant City të rregullojë kondicionerin dhe sistemin e ventilimit. Mirëpo, gjatë punës ai ka parë që një pjesë e murit nuk duket si muret tjera. “E kam shtyrë atë mur dhe mu shfaq një dhomë me dysheme të shtruar me qilim.

Kur dera e asaj dhome është e mbyllur aspak nuk vërehet se në fakt aty brenda ka një hapësirë tjetër që askush nuk e dinte që ekziston”, ka treguar mjeshtri.

Dhoma e fshehtë ka pasur mure të drurit, ventilim, qilim dhe një tualet të improvizuar. Aty janë parë edhe disa gjëra të cilat shihet se dikush më herët ka qenë aty, ndërsa në mure janë gjetur edhe dy tabela të regjistrimit. Aty duket që askush nuk ka qenë i mbyllur pa dëshirë, për vetë faktin se dera mbyllej vetën nga brenda dhe jo nga jashtë.

Kur mjeshtri e ka xhiruar gjithë këtë dhe e ka postuar në internet, e ka kuptuar që kjo shtëpi I takon Di Di Mur e cila për publikun amerikan mori pseudonimin “Vrasësi i Lotarisë”. Në vitin 2012 u arrestua për vrasjen e Abraham Shakespeare, i cili në atë kohë ka fituar lotarinë amerikanë prej 30 milionë dollarëve.

Siç thonë mediet, ajo ka filluar të shoqërohet me Shakespeare, vetëm që t’ia merr paratë. Pastaj e ka vrarë dhe e ka fshehur trupin e tij në shtëpinë e të dashurit.