Shtëpi Video Gjermani: Shqiptar rreh të dashurën rumune

Gjermani: Shqiptar rreh të dashurën rumune

Shperndaje në Facebook.

Natën mes së shtunës dhe së dielës ka eskaluar situata mes një çifti ku një 44 vjeçar ka kërcënuar me vdekje, por edhe ka rrahur të dashurën e tij, shkruan pnp.de.

Ngjarja e rëndë është raportuar në qytetin gjerman Pfarrkirchen ku 44 vjeçari nga Kosova ka rrahur 46 vjeçaren rumune, ku ja ka thyer edhe nofullat, përcjell botasot.info. Më pas shqiptari ia ka drejtuar armën të dashurës rumune, duke e kërcënuar.

Pas ardhjes së policisë, 46 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa 44 vjeçari është arrestuar, ku fillimisht ka mohuar akuzat. Ndaj tij ka filluar një procedim penal dhe tani ndodhet në paraburgim.

Nuk dihen arsyet e konfliktit mes çiftit.

largea_62-jaehriger-entfuehrt-30-jahre-juengere-ex-im-auto-image-1-image_620x3491460393939