Shtëpi Video Godet presidenti serb: Nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi, edhe Asociacioni do...

Godet presidenti serb: Nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi, edhe Asociacioni do të kërkojë pavarësi nga Prishtina

Shperndaje në Facebook.

Deutsche Welle shkruan se raundi i fundit i dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar në tërësi.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ku ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve, presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, si dhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nuk dolën fare para gazetarëve.

E burimet e Deutche Welles thonë se takimi ka dështuar në tërësi dhe nuk ka pasur asnjë rezultat.

Në fakt, përveç takimeve bilaterale me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherini dhe një fotografie të bërë pak a shumë vetëm për hir të nikoqirëve dhe opinionit, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta, shkruan më tej ky medium.

Ndërkohë, thuhet se pala serbe ishte e interesuar të fliste për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq në pyetjen nëse kjo do të thotë se ky Asociacioni do të kërkojë pavarësi, pasi Kosova e konsideron veten shtet të pavarur, presidenti serb është përgjigjur: “Po, do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina, nëse Prishtina mendon se mund të jetë e pavarur nga Beogradi”.

Më tej thuhet se palët nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut dhe nuk kanë caktuar ndonjë datë se kur mund të takohen sërish. /