Shtëpi Shëndetësi Gruaja tregon sekretin: Ja me çfarë e shërova kancerin për 5 muaj

Gruaja tregon sekretin: Ja me çfarë e shërova kancerin për 5 muaj

Shperndaje në Facebook.

Ann Cameron, autorja e 15 librave për fëmijë ka shëruar kancerin e saj në fazën e katërt vetëm me lëng karrotash.

“Unë besoj nga përvoja ime personale se karota mund të shërojë kancerin dhe madje shumë shpejt, pa kimioterapi, rrezatim apo ndryshime të ushqimit”, është shprehur Cameron

Me 6 qershor të vitit 2012 ajo i’u nënshtrua një operacioni ndaj kancerit të fazës së tretë në zorrën e trashë dhe ajo kishte vendosur ti ndahej kimioterapisë e pas kësaj ishte ndjerë mirë deri në 6 nëntor 2012.

Kanceri kishte kaluar në fazën e katërt dhe ishte përhapur edhe në mushkëri e mjeku i saj parashikoi 2 deri në 3 vite jetëgjatësi për Ann.

Ajo kishte kuptuar se rrezatimi do të jetë i kotë, kimioterapia kishte qenë vetëm rekomandim por nuk do t’ia rriste jetëgjatësinë.

Mjerisht burri i saj kishte vdekur nga kanceri në mushkëri në vitin 2005 dhe çifti kishte përdorur rreth 20 substanca të ndryshme brenda një periudhe 6 mujore me synim për t’a ndihmuar atë, por ishte e kotë. Andaj Ann kishte nisur një fushatë intensive për të gjetur diçka natyrale që e lufton kancerin.

Me 17 nëntor, ajo filloi përdorimin e lëngut të karrotës, 5 pound ose rreth 2.3 litër në ditë. Ajo fillonte në mëngjes me një gotë e pastaj me besnikëri e përdorte gjatë gjithë ditës.

Ann nuk kishte kimioterapi, as rrezatim dhe as modifikime tjera dietike përveç lëngut të karrotës, ajo vazhdoi të hante mish dhe shpesh hante edhe ushqime jo të shëndetshme, duke përfshirë edhe akulloret.

Ann theksoi, “Unë nuk rekomandoj akullore për njerëzit me kancer, por vetëm dua të tregoj se si lëngu i karrotave ka ndryshuar jetën time, duke përfshirë lutjet e mia dhe energjinë e mirë që e kam marrur nga miqët e mi”.

Në një CT të kryer me 27 nëntor 2012 tek Ann është vërejtur se nyjet limfatike ishin fryrë.Por, pas 8 javësh përditshmëri të lëngut të karrotave një CT tjetër tregoi se tumoret kanceroze kanë ndaluar rritjen, disa tumore kishin pasur tkurrje dhe ka pasur një reduktim në nyjet limfatike që ishin të fryra.

Një CT tjetër e kryer në Mars kishte treguar se kanceri nuk ishte rritur, nuk kishte kancer tjetër, nuk kishte nyje limfatike të fryra dhe tumoret ishin pakësuar.

Më 30 korrik, 2013 një CT tjetër kishte treguar rezultate mahnitëse. Kanceri ishte zhdukur dhe të gjitha nyjet limfatike kanceroze të fryra ishin kthyer në normale.