Shtëpi Video Gruevski tallet me policët e vrarë në Kumanovë, thotë se do t’ju…

Gruevski tallet me policët e vrarë në Kumanovë, thotë se do t’ju…

Shperndaje në Facebook.


Kryeministri Gruevski për here të parë dëshiron që ti vajtojë policët e vrarë në Kumanovë. Ai këtë e bën me rastin e festive të vitit të ri, ku thotë se policët që u vranë në Lagjen e trimave në Kumanovë janë heronjtë e Maqedonisë të cilët do të kujtohen përjetësisht.

“Tetë policët që humbën jetën, Maqedonia do ti kujtojë përherë dhe do ti lartësojë në mënyrën më të veçant të cilën ata e meritojnë-si heronjë”, ka deklaruar Kryeministri Gruevski duke shtuar se këta tetë polic luftuan me sukses që ta asgjësojnë sulmin e organizuar nga grupi terrorist.

“Këtë vit ne humbëm tetë njerëz të çmuar, polic, të cilët në mënyrë heroike mbrojtën atdheun, ishin pjesë e forcave të cilët luftuan dhe me sukses asgjësuan sulmin e organizuar nga grupi terrorist kriminel në Kumanovë. Ata tetë polic, Maqedonia gjithmonë do ti kujtojë”, ka deklaruar Kryeministri Gruevski me rastin e fjalimit të tij të ndërrimit të motmoteve.

Ndryhe në Lagjen e trimave në Kumanovë, më 9 maj një grup i armatosur shqiptarë, ku shumica prej tyre ishin nga Kosova u përleshën me policinë maqedonase. Bilanci ishte tetë polic të vrarë nga forcat e sigurisë maqedonase, ndërsa dhjetë persona u vranë nga grupi i armatosur, në mesin e tyre Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Pas mbarimit të aksionit policor, 29 persona u arrestuan dhe gjenden nëpër burgjet e Maqedonisë.

Nga ana tjetër Kryeministri Gruevski menjëherë pas vdekjes së tetë policëve me vendim të qeverisë, familjarëve iu dha nga 70 mijë euro. Ky skandal po trondit Maqedoninë për shkak se një jetë polici në Maqedoni kushton vetëm 70 mijë euro.
kl