Shtëpi Lajme Hazard: Costa është lojtar i madh, shpresoj të kthehet në klub

Hazard: Costa është lojtar i madh, shpresoj të kthehet në klub

Shperndaje në Facebook.

Ylli i Chelseat, Eden Hazard pranon se do të dëshironte të mirëpresë Diego Costa në ekipin e parë, që nga largimi i tij para disa muajve kur trajneri Antonio Conte i kërkoi të gjej skuadër të re.

Sulmuesi spanjoll është ende i ‘zhdukur’ në Brazil dhe po refuzon të kthehet në stërvitje përkundër një lëvizjeje në Atletico Madrid që nuk përfundoi gjatë javës së kaluar.

Costa ende ndihet i mllefosur me vendimin arbitrar të Contes për ta larguar nga skuadra, por Hazard shpreson që spanjolli t’i kthehet sa më shpejt skuadrës në stërvitje.

“Diego, kaluam tri vite bashkë dhe kemi fituar gjithçka, jo Ligën e Kampionëve, por kemi fituar Ligën. Ishte kënaqësi të luaja me të”, ka thënë fillimisht Hazard.

“Unë e dua atë, por ju e dini që unë nuk e marr vendimin, por ai është një lojtar i madh, një top lojtar”.

“Shpresoj që ai në të ardhmen të gjejë një zgjidhje dhe unë dua ta shoh atë në fushë së shpejti”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/