Shtëpi Video Haziri: Javën e ardhshme nisin investimet 3.5 milionëshe

Haziri: Javën e ardhshme nisin investimet 3.5 milionëshe

Shperndaje në Facebook.

Kryetari Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë me dije se javën e ardhshme do të fillojnë projektet infrastrukture në këtë qytet dhe fshatra në ndërtim të rrugëve që kapin vlerën e 3.5 milionë eurove.

I pari i Gjilanit këtë deklaratë e bëri në mbledhjen e bordit të drejtorëve.

Në këtë takim, Haziri ka deklaruar se gjatë tremujorit të punës së vitit 2016 është kryer pjesa kryesore e projekteve për vitin 2016 dhe pas zotimit të mjeteve, do të shpallen projektet.

“Programet dhe projektet janë hartuar sipas planit buxhetor dhe presim që të filloj shpallja e tyre që kanë të bëjnë me infrastrukturën publike. Sa i përket kanalizimit, ujësjellësit dhe infrastrukturës nëntokësore, Komuna e Gjilanit përmes dy vijave të reja buxhetore, soft loan të Austrisë dhe qeverisë zvicerane, do të fillojë implementimin e progamave së shpejti. Ndërkaq, po e paralajmëroj që javën e ardhshme fillojnë projektet e mëdha infrastrukturore në qytet dhe fshatra në ndërtim të rrugëve, e që kapin vlerën e 3.5 milionë euro”, ka shtuar ai, përcjellë Klan Kosova.foto-kushtrim-ternava-lutfi-haziri5