Shtëpi Lajme Hetohet fabrika e “Coca-Cola”, gjenden jashtëqitje njeriu brenda kanaçes

Hetohet fabrika e “Coca-Cola”, gjenden jashtëqitje njeriu brenda kanaçes

Shperndaje në Facebook.

Në fabrikën e “Coca Cola” në Lisburn të Irlandës së Veriut është ndërprerë puna sepse punëtorët e kësaj fabrike kanë ngritur alarmin se brenda kanaçeve është gjetur jashtëqitje njeriu.

Ndërsa policia ka nisur hetimet ndaj këtij rasti, punëtorët janë tmerruar kur kanë parë jashqitje në kanaçet, të cilat do t’i fusnin në makineri, ku do të hidhej “Coca Cola”.

Thuhet se kjo gjë është shkaktuar nga emigrantët e varfër, të cilët kanë udhëtuar nga Gjermania në kamionin që transportonte kanaçe dhe duke mos pasur mundësi për tualet ata kanë bërë nevojën e tyre në këto kanaçe.

Drejtuesit e kësaj fabrike kanë thënë se janë në dijeni të këtij problemi, por e kanë izoluar dhe asnjë produkt nuk është në shitje.