Shtëpi Kuriozitete Histori nga jeta…“Babai më përdhunoi në shtrat me thikë në dorë”

Histori nga jeta…“Babai më përdhunoi në shtrat me thikë në dorë”

Shperndaje në Facebook.

screenshot-www facebook com 2016-03-30 19-57-42


13-vjeçarja tregon historinë mes dhunës seksuale nga i ati, një bashkëfshatar dhe marrëdhëniet me dëshirë

Edmond Hoxhaj

E mitura 13-vjeçare M. Leka nga fshati Lekaj i Lushnjës vazhdon të jetojë në shtëpinë ku ajo është përdhunuar rreth dy muaj më parë nga babai i saj, Bashkim Lekaj. Në prani të gjyshit të saj 87-vjeçar, Tafil Leka, dhe dajës, Klodian Hoxha, 13-vjeçareja ka treguar për gazetën “Shqip” momentet e tmerrit që i ka shkaktuar i ati. Ajo ka pohuar se babai, Bashkim Leka, ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj në ambientet e shtëpisë, ku banonin teksa ai e kërcënonte me thikë në dorë se do ta vriste nëse nuk pranonte. Madje ajo ka treguar edhe shtratin ku 47-vjeçari Bashkim Lekaj ka kryer krimin monstruoz ndaj fëmijës së tij të mitur. Minorenia ka rrëfyer se ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me tre djem të fshatit, me dy prej të cilëve me dëshirë, ndërsa njëri sipas saj e ka përdhunuar.

E keni denoncuar babanë tuaj dy ditë më parë për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Mund të na thoni se kur ka ndodhur kjo ngjarje?

Babi më ka përdhunuar dy herë. Herën e parë në fund të muajit nëntor. Gjyshi kishte shkuar te halla dhe unë e babi ishim vetëm në shtëpi. Ashtu si çdo mbrëmje po bëja punët e shtëpisë, pasi kishim ngrënë darkë. Pastaj shkuam të flinim, por ai më kërkoi që të shkoja në krevatin e tij.

Ju çfarë i thatë?

Unë i thashë se nuk doja të vija në krevat me të e se nuk do e bëja kur një gjë të tillë dhe u largova të shkoja në shtratin tim.

Po më pas çfarë ndodhi?

Ai më bërtiti dhe shkoi e mori thikën e bukës dhe më kërcënoi se do më vriste nëse nuk e ndiqja. Ndihesha e kërcënuar. Kisha frikë se mos më qëllonte vërtet me thikë. Kështu që bëra si më tha ai. Shkova në krevatin ku flinte babai im, këtu në korridor.

Kërkove ndihmë?

Kisha frikë se mos më vriste, sepse ai mbante në dorë thikën dhe nuk bërtita. Nga frika shkova dhe fjeta me të. Fjetëm te ky krevati këtu (tregon me dorë drejt shtratit që ndodhet në korridorin e banesës së Bashkim Lekës, që i ngjan më shumë një kasolleje sesa një banese). Pasi u shtrimë në të njëjtin krevat ai kreu marrëdhënie seksuale me mua kundër dëshirës sime. Thikën e mbante aty pranë dhe ndihesha e tmerruar! Nuk e kuptoja në atë moment se çfarë po ndodhte.

I treguat ndonjë personi për atë që ndodhi?

Fillimisht jo, sepse kisha frikë, pasi babi më kërcënoi duke më thënë se po t’i tregoja dikujt do më vriste. Kështu që unë vazhdoja të shkoja në shkollë dhe vetëm i mbajta mëri, e kishim grindje të shpeshta me njëri-tjetrin që prej asaj nate.

A tentoi sërish babai yt të kryente marrëdhënie seksuale me ty?

Po, edhe një herë tjetër më përdhunoi në muajin dhjetor. Edhe atëherë gjyshi ndodhej nga halla për darkë dhe babi kreu sërish marrëdhënie seksuale me mua.

A të kërcënoi këtë herë?

Po, edhe këtë herë më kërcënoi, sepse unë nuk doja. Por ai më kërcënoi e bërtiti dhe kështu bëra si më tha ai.

Policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë, banorë të këtij fshati të cilët i akuzon se kanë kryer marrëdhënie seksuale me ty. Është e vërtetë një gjë e tillë?

Po, është e vërtetë se kam kryer marrëdhënie seksuale edhe me tre persona të tjerë.

Keni kryer marrëdhënie më parë me babanë tuaj, apo me të arrestuarit e tjerë?

I pari ka qenë babi që më përdhunoi në muajin nëntor. Më pas kam kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me një prej të arrestuarve, me Fatjon Gashin. Edhe me A. kam kryer marrëdhënie me dëshirë, kemi qenë shokë edhe më parë…. Mësojmë në të njëjtën shkollë, unë në klasë të pestë ai në klasën e nëntë.

Po Bertol Leka të ka dhunuar seksualisht, apo raporti është kryer me dëshirën e të dyve?

Jo, Bertoli më ka përdhunuar. Nuk kam dashur të kryej marrëdhënie me të.

Si e more guximin që bëre denoncimin në polici?

Pak ditë më parë, pasi gjeta numrin e dajës tim e mora në telefon dhe i tregova se çfarë më kishte ndodhur. Ai lajmëroi dajën tjetër, Klodianin, i cili më mori në telefon dhe kërkoi që të takoheshim e ta denonconim këtë fakt. Madje, atë ditë që po flisja me dajën babi bërtiste e më shante. Edhe gjyshit i kisha treguar rreth dy javë më parë e ai më përkrahu e më tha se do shkonim të denonconim në polici. Kështu që shkuam të premten në mëngjes në Lushnjë dhe bëmë denoncimin. Aty më bënë vizitë dhe panë se ishte e vërtetë ajo që kisha thënë. Më pas më pyetën nëse kisha kryer marrëdhënie edhe me persona të tjerë. U thashë të vërtetën se kisha kryer marrëdhënie edhe me Fatjon Gashin e A. Lekën me dëshirën time. Tani kam mësuar se Fatjonin e kam edhe kushëri, më para nuk e dija. Gjithashtu në polici tregova se Bertol Leka kishte kryer marrëdhënie me dhunë ndaj meje.

Po tani çfarë mendon të bësh, ku do që të jetosh?

Nuk ndihem mirë këtu. Dua të shkoj të jetoj me dajën ose me nënën time të vërtetë. Por në polici më kanë thënë se duhet të rri akoma këtu me gjyshin, sepse duhet të më pyesin prapë. Nuk di se çfarë të them, por di që këtu në këtë fshat nuk dua të jetoj më.

I ati i Bashkimit:

“Kisha gjithmonë frikë se një ditë im bir do e bënte këtë gjë”

Të miturës së dhunuar seksualisht nga babai i saj, tashmë i duhet të jetojë për disa kohë vetëm me gjyshin e moshuar 87-vjeçar, Tafil Leka. Ajo është rritur në banesën e tij, që më shumë ngjan me një kasolle, pasi i ati ka qenë një person me karakter të paqëndrueshëm dhe që prishte paratë e pensionit të të moshuarit. Tafil Leka, babai i Bashkim Lekës, është i bindur se djali i tij e ka kryer këtë krim të shëmtuar. Ai pohon se duke e njohur djalin e tij, ka pasur gjithmonë frikë se një gjë e tillë mund të ndodhte. “Jam i bindur se djali im e ka bërë atë që thotë vajza. Unë madje kisha frikë se një gjë e tillë mund të ngjaste. E njihja djalin tim dhe ai ka qenë gjithmonë problematik. U nda nga tri gra dhe mendoj se e ka pasur ai fajin. Unë këtë djalë të vetëm kam dhe kam jetuar e punuar gjithmonë për të. Gjithmonë i flisja, por nuk më dëgjonte. Madje kohët e fundit nuk m’i dëgjonte fjalët fare dhe unë bëja sikur nuk kuptoja. Dyshoj se ai e ka pasur që më herët synim ta bënte me vajzën e tij atë që bëri. Vitin e fundit ai e shante shpesh, i ushtronte trysni që ta përulte vajzën. Madje konflikti u rrit më shumë kur vajza nisi të kërkonte të dinte rreth nënës së vërtetë të saj. Është e vërtetë që unë kam qenë për darkë te një nga tri vajzat e mia kur Bashkimi duhet ta ketë përdhunuar të bijën e tij, mbesën time. Ajo është fëmijë dhe ai do e ketë kërcënuar. Vajza më tregoi rreth dy javë më parë dhe i thashë që më mirë ta denonconim. Për atë që ka bërë, ai e meriton të qëndrojë në burg e të mos dalë më. Ndërsa për vajzën këtu do jetë e vështirë se është fshat i vogël e nuk ka ku del. Por policia ka thënë se për momentin nuk mund të shkojë me dajën e saj. Unë vetë nuk kam fuqi ta rris. Jam i moshuar dhe nëse është e mundur të më çojnë në ndonjë azil do më bëjnë nder”, ka pohuar 87-vjeçari Tafil Leka.

E.H.

Deklarata

Daja i të miturës tregon se si e mësoi përdhunimin seksual

Daja i të miturës M. Leka, 31-vjeçari Klodian Hoxha nga fshati Asmash i Komunës Gjocaj të Rrethit të Peqinit, është ai i cili edhe pse nuk e ka njohur kurrë mbesën e tij, është përkujdesur për të në këto ditë të vështira që ajo po kalon. I njoftuar prej vëllait të tij, Klodiani, që kishte mbërritur nga Greqia në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit, ka vendosur të kontaktojë vetë në telefon me vajzën e motrës së tyre. Ai ka sqaruar për gazetën “Shqip” se ende nuk e kishte kontaktuar të motrën, nënën e vajzës në fjalë, pasi ajo tashmë ka krijuar një familje tjetër dhe jeton në Tiranë. “Pasi mësova prej vëllait se mbesa jonë gjendej në një situatë të vështirë, e telefonova vetë mbrëmjen e të enjtes. Mbaj mend se i ati i bërtiste dhe e kërcënonte duke i kërkuar që të fikte telefonin. Mbesa më kërkoi që të shkoja të nesërmen aty e ta takoja. Gjithashtu, fola edhe me gjyshin e saj, ish-vjehrrin e motrës sime. Kur i kam takuar mëngjesin e të premtes në Lushnjë, ku mbesa kishte ardhur me gjyshin e saj, dëgjova gjithë historinë, të cilën e konfirmonte edhe Tafili. Të tre vendosëm të shkojmë në Komisariatin e Lushnjës, ku u krye edhe kallëzimi ndaj ish-kunatit tim dhe tre personave të tjerë. Kjo që ka ndodhur është e tmerrshme. Më vjen keq që mbesa ime ndodhet në këtë situatë në këtë moshë ende të papjekur. Ajo ka nevojë për ndihmë dhe gjyshi i saj nuk mund t’ia japë. Siç e shikoni ai është mjaft i moshuar. Kërkova që ta marr e të kujdesem unë për të, por në polici më thanë se nuk mundet pasi duhet për të dhënë dëshmi në gjykatë. Nuk di si ta vlerësoj atë që ka ndodhur. Nuk kam pasur asnjë lloj inati me ish-kunatin tim, por ajo që ka bërë ai është e tmerrshme”. E.H.

“13 vite e dija se nënë kisha hallën”

Historia e dhimbshme e së miturës së dhunuar. Nëna e la tremuajshe, babai u martua edhe dy herë të tjera

Edmond Hoxhaj

Dhuna psikologjike që Bashkim Leka ka ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur ka nisur vite më parë. Kur ajo nisi të fliste fjalët e para nuk ka pasur kujt t‘i thotë nënë. Kjo, pasi Bashkimi ishte ndarë me nënën e vajzës së tij të mitur, që kur kjo e fundit kishte vetëm tre muaj që kishte ardhur në jetë. Që prej asaj kohe ai nuk ka mbajtur më asnjë lidhje me ish-bashkëshorten, e cila ka marrë me vete vajzën e parë të lindur nga martesa e tyre. Pas këtij kurorëzimi të dështuar, Bashkimi është martuar edhe dy herë të tjera. Me gruan e dytë ka lindur një djalë e një vajzë, të cilët i ka marrë me vete ish-bashkëshortja e dytë. Ndërsa me gruan e tretë, me të cilën nuk ka pasur fëmijë, është ndarë pak vite më parë. Ndërkohë, në banesën e rrënuar të 87-vjeçarit Tafil Lekaj, ku djali i tij i vetëm Bashkimi nuk kishte arritur të krijonte një familje normale, është rritur me një gënjeshtër të madhe 13-vjeçarja, e cila gjatë dy muajve të fundit është dhunuar seksualisht nga babai i saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me tre persona të tjerë. Asaj nuk i është thënë kurrë se cila ishte nëna e vërtetë dhe se si quhej. Vetëm një vit e gjysmë më parë, ka arritur të kuptojë se halla, e cila i ishte servirur për vite me radhë si nënë, nuk ishte ajo që e kishte sjellë në jetë. Ajo ka treguar për gazetën “Shqip”, se prej një viti e gjysmë kishte nisur të hetonte për të zbuluar e gjetur nënën e saj të vërtetë. “Babi më kishte thënë gjithmonë se nëna ime ishte një nga tri hallat që jeton në këtë zonë. Por kur u rrita e kuptova se halla ime nuk mund të ishte njëkohësisht edhe nëna që më kishte sjellë në jetë. Për këtë arsye e pyeta babin se si kishte mundësi që halla të ishte njëkohësisht nënë dhe se a ishte e mundur që motra e tij të kishte qenë në të njëjtën kohë edhe gruaja. Në këtë periudhë kur unë kërkoja të dija se cila ishte nëna ime, Fatjoni më ka thënë se mund të më ndihmonte që të gjenim numrin e saj dhe të krijoja një kontakt. Vetëm dy javë më parë arrita që të zbuloj se unë kisha edhe dy daja, vëllezërit e mamasë sime të vërtetë. Gjeta numrin e njërit prej tyre dhe më pas më ka marrë në telefon Klodiani, që është daja tjetër, i cili jeton në Greqi. Ai më pyeti se si isha dhe unë i tregova atë që kishte ngjarë. Ai foli edhe me gjyshin, Tafilin, dhe ai i tregoi për atë që më kishte bërë babi. Kështu që biseduam të tre dhe vendosëm të shkonim në polici. Nuk kam komunikuar ende me mamin tim, pasi daja më ka thënë që më parë ta zgjidhim këtë problem. Babi më ka gënjyer për vite me radhë e tani edhe më përdhunoi. Dua që të takoj nënën time të vërtetë e të jetoj ose me atë, ose me dajën”, është shprehur për gazetën minorenia M.Leka. E.H.

Hetimet

Dy nga të arrestuarit pranojnë

se kanë kryer seks me të miturën

Dy prej të arrestuarve nga Policia e Lushnjës për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur, Fatjon Gashi, 24 vjeç, dhe A.Leka 14 vjeç, e kanë pranuar se e kanë kryer këtë akt me vajzën 13-vjeçare M.Leka. Ndërsa babai i saj, Bashkim Leka, 47 vjeç, dhe i arrestuari tjetër, Bertol Leka, 26 vjeç, nuk e kanë pranuar akuzën e policisë. Nga burime të bluve të Lushnjës është mësuar se ka qenë i pari 14-vjeçari A.Leka ai i cili ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën në fjalë. Gjithashtu, ai ka pohuar para hetuesve se 13-vjeçarja i kishte thënë se kishte kryer më parë marrëdhënie seksuale edhe me Fatjonin. Kështu, ky i fundit është dorëzuar para hetuesve dhe ka pranuar se kishte kryer marrëdhënie me të miturën. Por ata kanë theksuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me dëshirën e saj, fakt që është provuar edhe nga dëshmia e së miturës. Ndërsa babai i saj dhe Bertoli nuk e kanë pranuar këtë gjë. Menjëherë pas kallëzimit të minorenes, është kryer edhe ekspertiza mjekoligjore, nga ku është konstatuar se ajo ishte e defloruar më parë. Ky fakt ka përforcuar deklarimet e së miturës, si dhe të dy prej të arrestuarve. Policia e Lushnjës ka nisur procedimin penal për veprat penale të “marrëdhënieve seksuale me të mitur” dhe “marrëdhënieve seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” ndaj 47-vjeçarit Bashkim Leka. Ndërsa ndaj tre të rinjve ka nisur procedimi vetëm për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale me të mitur”. Pas caktimit të masës së sigurisë ndaj katër të arrestuarve, që pritet të kryhet ditën e sotme, dosja hetimore pritet t’i kalojë për kompetencë seksionit të të miturve në Prokurorinë e Vlorës. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se nga tre djemtë, një prej tyre, Fatjon Gashi, ishte kushëri i largët me të miturën, ndërsa të tjerët nuk kishin asnjë lidhje gjaku me të, edhe pse kishin të njëjtin mbiemër.

E.H.

Vëzhgimi

Banorët e fshatit Lekaj, të tronditur

nga historia e pazakontë e incestit

Historia tronditëse e incestit e ndodhur në një familje në Lekaj të Rrethit të Lushnjës, ka tronditur rëndë banorët e këtij fshati. Të shkosh në fshatin Lekaj duhet të udhëtosh rreth 15 kilometra në verilindje të qytetit të Lushnjës. I ndodhur në një zonë të ulët e i rrethuar me kodra nga të gjitha anët, edhe horizonti që u ofrohet çdo ditë banorëve të këtij fshati është i kornizuar. Jetesa e tyre bazohet te prodhimet bujqësore dhe lidhja e vetme me zonat urbane është një rrugë që po rikonstruktohet. Teksa mbërrin në shtëpinë e parë të këtij fshati, kureshtja e pjesëtarëve të kësaj familjeje për të huajt është jo e vogël. Teksa u prezantohemi si gazetarë dhe u tregojmë qëllimin e mbërritjes sonë në fshatin Lekaj, tregohen të gatshëm të tregojnë shtëpinë e Bashkim Lekajt, i arrestuar mesditën e premtes për përdhunimin e së bijës 13-vjeçare. Sipas banorëve, Bashkimi njihej si një njeri problematik dhe i izoluar. Sipas tyre, kjo ishte edhe arsyeja se përse asnjë prej tri martesave që kishte bërë nuk kishin funksionuar. E quajnë të dhimbshme dhe monstruoze atë për të cilën ai akuzohet se ka kryer ndaj vajzës së tij të mitur. Ndërkohë, besojnë se dëshmia e vajzës është e vërtetë, pasi Bashkimi njihej si një person problematik dhe se vajza nuk ka pasur asnjë arsye që ta akuzonte padrejtësisht. Ata shtojnë se Bashkim Lekaj jetonte së bashku me të atin dhe vajzën e tij 13-vjeçare në një shtëpi të vjetër dhe në varfëri të plotë. Ndonëse tregojnë për atë që kanë dëgjuar, banorët e fshatit Lekaj ndihen të tronditur dhe nuk u besohet që mes tyre të jetojnë edhe njerëz të tillë. Ata shprehen se ky është një krim dhe turp që nuk kanë dëgjuar të ndodhë ndonjëherë në këtë zonë. Mësojmë se vajza e mitur vazhdon të jetojë në banesën ku është rritur së bashku me gjyshin 87-vjeçar, ndërsa i ka ardhur në ndihmë edhe daja i saj, të cilin nuk e ka njohur kurrë më parë. Lidhur me tre rastet e tjera, të tre djemve të fshatit që janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, banorët pohojnë se kanë dëgjuar fjalë se diçka e tillë është e vërtetë, por se nuk dinë gjë konkretisht. Ndërkaq, familjarët e tre të rinjve të arrestuar nuk kanë preferuar të flasin, duke pohuar se gjithçka ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

shteia-33-320x240