Shtëpi Kuriozitete Histori të vërteta nga jeta: S’jam lavire, por dua të kënaqem…

Histori të vërteta nga jeta: S’jam lavire, por dua të kënaqem…

Shperndaje në Facebook.

Kur isha e pamartuar, një djalë në fqinjësi më ngacmonte çdo ditë. Unë, si fshatare nga një zonë e largët malore, ku as dreqi nuk bënte ve, siç thoshin te ne, as që guxoja të mendoja për një aventurë seksuale, se lëre më të bëja këtë. Nga ana tjetër, në moshën 20-vjeçare më pat kapluar sikleti dhe nuk duroja dot pa mashkull…

Ishte fillimi i viteve të nëntëdhjeta. Kohë me krizën më të madhe financiare. Unë në një festë ia lëshova sytë një djaloshi nga një fshat fqinj dhe, lidhje pas lidhjeve, e bëra atë për veti. E mashtrova lehtë që t’më grabiste, gjoja se familjen e kam të vështirë dhe nuk do më fejonte për të. Ashtu edhe vepruam, disa muaj më vonë.

Nata e parë ishte fenomenale, por paksa me droje, megjithatë. Ku e dija se si do t’i dukesha atij djali, i cili nga ajo natë e deri më sot është burri im! Pasi më kaluan ato ditë të para, gjatë të cilave ndjeja nga pak dhimbje, kuptova se nuk ishte edhe aq i fortë si mashkull. Unë gjithnjë e më tepër dëshiroja diçka që do t’më mbushte plotësisht.

Kaluan ca vite dhe ne i bëmë dy fëmijë. Atëherë ndjeja edhe më shumë nevojë për “diçka” të madhe.
Harrova të them se, para se të na lindnin fëmijët, burrit ia mbusha mendjen se nuk jetohet me familjen e tij. Prandaj, pasi u bë ai lesh me ta, vendosi të shkonim në Pejë. Aty gjeti një banesë shumë të mirë dhe në një lagje paksa të fshehtë, sikur të më kishte pyetur mua. Vend fenomenal për ta shijuar unë atë që më mungonte kaherë, sidomos pasi linda fëmijët dhe u rritën e u bën për shkollë.
Dhe, dëshira ime u plotësua shumë shpejt. Ishte shitësi i druve, rreth të pesëdhjetave, e që pasi na e solli një kamion dru në banesë, u bë i afërt shumë me mua. Ai po atë ditë që i solli drutë ma la edhe vizitkartën, kinse kur të kemi nevojë për dru ta thërrasim atë.

Por, meqë mendja më mbeti te ai që nga dita kur e pash, e thirra menjëherë javën tjetër, sepse e dija se po atë ditë burri im nuk do të kthehej deri vonë në shtëpi, meqë ishte në një aheng familjar te një i afërm i tij.

Erdhi burri që shiste dru dhe sikur e dinte fort mirë pse e kisha thirr. Më tha troç:

“A e ke burrin në shtëpi?”.

“Jo.”, i thash.

“Aha, tash po e kuptoj pse më paske thirr!”, më tha me një buzëqeshje nëpër dhëmbë.

U mbyllëm brenda. E mbylla derën e banesës me çelës, sepse fëmijët edhe 3 orë ishin në shkollë. Bëmë dashuri disa herë…

Kur ai iku, se frikësohej në mos vinte im burrë, unë hyra në banjë dhe hoqa nga trupi im gjithë atë që ai la mbi mua nga kënaqësia që përjetuam.