Shtëpi Kuriozitete Historia e kësaj vajze do t’iu prekë/ Nuk gjej dot të dashur,...

Historia e kësaj vajze do t’iu prekë/ Nuk gjej dot të dashur, djemtë ia mbathin sa më shohin sepse…

Shperndaje në Facebook.

Allison Daniels është me të vërtetë një bukuroshe, sa çdo mashkull do donte ta kishte në krah. Por, ajo insiston se askush nuk do të dalë me të dhe kjo për shkak të llojit të rrallë të kancerit që ajo ka.

Allison u diagnostikua me një formë tepër të rrallë kanceri, në 2012 -ën. Ajo besohet të jetë personi i parë në botë që ka kancerin e rrallë dhe agresiv të sarkomës qelizore, një masë kancerogjene që zhvillohet në indet e buta dhe i shfaqet në trup në formë të mbledhur.

Fillimisht iu shfaq në gjuhë, më pas në qafë dhe një gjëndër nën sqetull, sinjalizoi rikthimin e tretë të sëmundjes. 34 – vjeçarja rrëfen se meshkujt “ia mbathin me të katërta” që pas takimit të parë: Kam fatin më të keq me meshkujt. Ata ia mbathin sapo i them që kam vuajtur nga kanceri dhe se mund të më rikthehet. Kush dëshiron që të ketë një lidhje me dikë që mund të vdesë?

Ky është dënim me vdekje. E si mund t’i fajësosh fundja. Do t’i thoja të njëjtën gjë miqve të mi, mos dilni me dikë që ndodhet në të njëjtën situatë si unë”, shprehet ajo.