Shtëpi Kuriozitete Historia e pazakontë e vajzës shtatzënë: ‘Në vend të bebit rritej tumori’

Historia e pazakontë e vajzës shtatzënë: ‘Në vend të bebit rritej tumori’

Shperndaje në Facebook.

Gëzimi i lajmit të shtatzënisë, nuk zgjati shumë për gruan austrialiane e cila teksa bënte kontrollin e radhës mësoi se në vend të një fëmijë, në trupin e saj gjendej një tumor.

Ajo ka mësuar për sëmundjen rreth javës së 8-të ‘të shtatzënisë’. 29-vjeçarja e cila mendonte se do të bëhëj nënë për herë të 2-të është shokuar kur doktorët i kanë thënë se në trupin e saj nuk rritet një fetus, por qeliza të rrezikshme kanceroze. Një sëmundje e tillë njihet si ‘molar pregnancy’, e cila shkaktohet nga një anormalitet i plaçentës. Një sindromë e tillë është e rrallë dhe mund të ndodhë në 1 nga 1000 shtatzëni.

Ajo vetë ka treguar se është shokuar kur ka mësuar një lajm të tillë.

“Si ka mundësi të mos jetë një bebe? Unë mendoja gjatë gjithë kohës se isha shtatzënë, kisha të vjella.”- u shpreh ajo, duke shtuar se ka qenë e tmerrshme për të pranojë diçka të tillë.

Por ky nuk ishte lajmi i vetëm i keq për të. Pas pak kohësh, mjekët i thanë se tumori po ecën me hapa të mëdha. Menjëherë ajo i është nënshtruar trajtimeve me kimioterapi dhe mjekimeve që i
nevojiteshin.

“Thellë brenda meje, e dija se kisha një lloj kanceri që me trajtim të mirë mund të kisha shanse për mbijetesë, por të qëndroja aq gjatë me njërëz të cilët ishin në gjendje kritike, më bënte shumë keq.”- rrëfen ajo.

3 vjet më pas, 29-vjeçarja arriti të mundë sëmundjen dhe mrekullia ndodhi. 8 muaj më vonë, solli në jetë vajzën e saj, Indi. Gjithsesi, ajo tregon se edhe pse lajmi se ishte sërish shtatzënë e lumturoi pafund, frika se mos përsëritej diçka e tillë ishte aty, derisa pati vogëlushen në krahët e saj.