Shtëpi Kuriozitete Hodhi gruan nga dritarja, Ferdinand Ruko nuk pendohet: Ç’i desha trutë që...

Hodhi gruan nga dritarja, Ferdinand Ruko nuk pendohet: Ç’i desha trutë që e mora atë grua!

Shperndaje në Facebook.

Asgjë nuk e justifikon vrasjen që kam bërë, por ajo grua më çoi në ekstrem, ç’i desha trutë e mi… që mora atë për grua”

Këto janë fjalët që janë përplasur në muret e burgut, ku do të qëndrojë për 35 vite Ferdinand Ruko, 52 vjeçari që vrau gruan e tij vitin e shkuar në qytetin e Fierit.

Në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi në emisionin “Pasditja ime” në TVSH, Ferdinand Ruko tregon shenja të pendesës, kokën nuk e mban ulur, por zëri i tij është i lartë kur deklaron se gruaja e tij Liljana Ruko e dhunonte psikologjikisht dhe se ai vetë, nuk ka qenë kurrë shkak i përplasjeve dhe dhunës.

I vetmi gabim të cilin Ferdinand Ruko e pranon hapur, është se ai u dashurua “me atë grua”.

gabim. Nga 2008 e këtej, asnjëherë nuk kam qenë shkak por pasojë. Ç’i bëra trutë e kokës, që mbylla sytë, që çdo gjë mu venit e mu fashit e që mora këtë për grua.”

87 vjeç do të dalë Ferdinand Ruko nga burgu, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke i shpëtuar kështu dënimit të përjetshëm. Por 53 vjeçari e ka apeluar vendimin dhe nuk flet aspak mirë për trupën gjykuese që e dënoi.

“E mendoj jashtëzakonisht të paragjykuar dhe të diktuar, për arsye se sapo mbaroi mbrojtja, madje as mbrojtje nuk ishte… sepse në mbrojtje më thanë që të flisja vetëm për datën 3 (dita ku Ruko vrau të shoqen).

Nuk mund të shkatërrohet një familje brenda një dite.”- shprehet Ruko.

Arsyeja se përse Ferdinand Ruko ka apeluar vendimin del nga vetë goja e tij. Ai beson se nëse një gjykatë do të kishte marrë të gjitha faktet për bazë, atëherë ai do të ishte i lirë.

“Ngjarja ime është nga zero deri në e përjetshme. Po të marr kushtet dhe rrethanat, unë duhet të isha dhe i lirë. Sepse njëri nga ne të dy do të vdiste. Kur unë të marr për grua, nuk je prona ime, por je prona ime shpirtërore.

Kur fillojmë dhe flasim dhe grave i jep më shumë prioritet, mua pse mu mbyll goja? Gjyqtari ma mbylli gojën!

Unë nuk isha dhunuesi, por i dhunuari.”- shprehet i dënuari.

Dita kur gjithçka mori një tjetër kthesë rijetësohet sërish nga Ferdinand Ruko, vetëm se kësaj here, vëmendja nuk është tek fakti se ai rrahu gruan dhe më pas e çoi drejt vdekjes duke e hedhur nga ballkoni i katit të katërt. Ferdinand Ruko thotë se Liljana tha diçka… dhe atij ju errësuan sytë.

Ruko:U ula për të ngrënë bukë i thash nëse po vonohesh, të lutem më hap rrugën të hap bukë, Sic po lante enët mu kthye me një egërsi të paparë e të paimagjinuar. Vajza më tha është sëmurë, ti kërkon të hash bukë.

Ikën del nga shtëpia, sepse kisha ikur nga shtëpia prej 10 ditësh, ti do të hash bukë! Si të haet, maskara qelbësirë. Pastaj erdhi më qëlloi, më provokoi… edhe më në fund, sikur ti harroj të gjitha këti, vetëm ajo që më tha në fund, ajo bëri gjithçka… deklarata e saj e fundit ishte ajo që i vuri vulën.

Më tha që qëllimit ia arrita, fëmijët që desha i bëra, ti në skëterrë do vesh, fëmijët që bëra i mora dhe… ti do vesh në skëterrë dhe sdo i takosh më.

Unë pijanec nuk isha, kumarxhi nuk isha, pse ja thua këto burrit? Pse nuk ndahesh?

Erjona Rusi: Po pse nuk u ndave ti nga ajo?

Ruko: Po ik moj ti ndahu nga unë, unë jam në shtëpinë time. Ti plotësova të tëra, cfarë kisha ti dhashë me gjith shpirt e zemër dhe ngela si proletar… kjo nuk është dhunë? Të flesh ti me thikë nën jastëk nuk është dhunues? Të më nxjerrësh ti nënë përjashta nga shtëpia nuk ëstë dhunë? Të më thuash ti mua mos u laj tani në darkë por në mëngjes?/Gazeta Express