Shtëpi Kuriozitete Horoskopi javor, 2-8 tetor 2017

Horoskopi javor, 2-8 tetor 2017

Shperndaje në Facebook.

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje.

Dashi: Edhe për disa javë të tjera do të përballesh me disa pengesa sidomos në vendin e punës. Shpesh do të duhet të bësh me njerëz që nuk ju kuptojnë aspak. Në dashuri tregohni të kujdesshëm dhe mos veproni në mënyrë të nxituar.

Demi: Kjo javë e parë e tetorit do të jetë e mbushur me emocione. Do ë ndiheni të dashuruar si asnjëherë më parë dhe do të jeni të sigurtë që keni gjetur personin e duhur. Momentet më të bukura të romancës do ua dhurojë fundjava (e shtuna dhe e diela). Një ditë paksa stresuese do të jetë e hëna.

Binjakët: Do të keni disa dyshime në dashuri. Nëse ka një gjë që thjesht nuk mund ta përballoni është rutina, veçanërisht nëse jeni në një lidhje me dikë për një kohë të gjatë. Lajmet e mira do t’i keni në punë, konkretisht të enjten dhe të premten. Përpiqu të jesh një person i duruar.

Gaforrja: Këtë javë dashuria do ju buzëqeshë duke ju dhuruar emocione dashuri dhe vetëbesim. Sidoqoftë, në punë mund të keni disa probleme me shefat dhe kolegët, sidomos të enjten dhe të premten. Ditë më me fat dhe më të mira do të jenë të martën dhe të mërkurën. Në fundjavë do të relaksoheni dhe do të harroni të gjitha problemet.

Luani: Të hënën do të mendoni se gjithçka po shkon keq, por nuk është kështu! Me pak përpjekje në punën tuaj, do të jeni në gjendje të merrni rezultatet që shpresonit. Të bukura dhe me fat, do të jenë ditët e së enjtes dhe të premtes. Disa tensione do të keni me partnerin ose familjen tuaj ndërmjet së shtunës dhe të dielës.

Virgjëresha: Në dashuri do të keni një javë brilante. Nëse jeni çift, do të përjetoni emocione që nuk keni përjetuar për një kohë të gjatë me partnerin tuaj. Fundjava veçanërisht do të jetë emocionuese. Disa keqkuptime, në shtëpi ose në punë, do të shfaqen vetëm të martën dhe të mërkurën.

Peshorja: Një javë e mirë për ju do të jetë kjo. Mos e humbni kohën dhe përfitoni nga favorizimi i yjeve për të kërkuar dhe për të marrë më të mirën, sidomos në punë. Ditë me fat do të jetë e hëna. Shmangni krijimin e tensioneve me partnerin tuaj në të hënën, të enjten dhe të premten, pasi do të jeni të nervozuar.

Akrepi: Javën e favorshme në dashuri pasi Venusi do të forcojë marrëdhënien tuaj, ose nëse jeni ende i vetëm, do të bëni takime të rëndësishme. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat nga kjo pikëpamje… mos e bllokoni veten në shtëpi! Të shtunë dhe të dielë do të jeni i irrituar. Shmangni përballjen e drejtpërdrejtë me partnerin tuaj dhe përpiquni të jeni të qetë.

Shigjetari. Javë jo e mirë në dashuri. Venusi i pafavorshëm do ju bëjë të ndiheni mjaft të vetmuar. Përpiquni të jeni të hapur me partnerin tuaj dhe mos e injoroni problemin që ju mundon. Gjëra të mira ju presin në punë, konkretisht të enjten dhe të premten. Megjithatë disa shqetësime do ju mundojnë të martën dhe të mërkurën.

Bricjapi: Ndiheni sikur nuk jeni të plotësuar dhe nuk po ju njihet merita juaj por mos u nxitoni sepse rezultatet do të vijnë duke besuar në vetvete. Në dashuri megjithatë, gjërat duket se funksionojnë. Dashuria do të gjejë qetësinë e nevojshme. Ditët më të mira do i keni në fundjavë.

Ujori: Një javë e mirë për ju në aspektin profesional pasi të hënën do të merrni lajmin që prisnit në punë. Projektet tuaja po bëhen gjithnjë e më konkrete. Ditë të mira do të jenë e enjtja dhe e premtja. Kujdesuni për të shtunën dhe të dielën pasi do të jeni të tensionuar. Mos i lini pas dore ndjenjat.

Peshqit: Duhet të tregoheni të duruar pasi pasi do të jeni të shqetësuar në lidhje me dashurinë. Përpiquni të evitoni xhelozinë dhe mendimet e këqija. Rëfeni problemin që keni duke folur drejtpërdrejtë me partnerin tuaj. Nëse nuk arrini të kuptoheni ndoshta nuk keni përballë personin e duhur