Shtëpi Kuriozitete Humbet më shumë se gjysmën e peshës trupore, vajzën e famshme tani...

Humbet më shumë se gjysmën e peshës trupore, vajzën e famshme tani e gjen belaja

Shperndaje në Facebook.

Jacqueline Adan për shumë persona nuk është një emër i panjohur, Ajo është një blogere mjaft e famshme, me shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe që peshonte rreth 250 kilogramë. Pesha e saj trupore e bëri të famshme, por kritikat më të mëdha nisën në momentin që vendosi të dobësohej.

Ajo peshonte aq shumë saqë shpesh herë shmangte larjet në dush si dhe nuk shkonte thuajse kurrë në plazh apo në pishinë, për shkak të turpit nga kilet e tepërta. Vajza shprehet se gjithçka i erdhi si pasojë e kequshqyerjes, ndaj vendosi të ndryshojë tërësisht jetën e saj.

Ajo është në proces kurimi dhe dobësimi, ndërsa nuk janë të pakta operacionet të cilave iu është nënshtruar për të fituar peshën trupore që dëshiron.

Deri më tani ka humbur gati gjysmën e kilogramëve, por sërish nuk ndihet e lumtur dhe gjithçka për shkak të komenteve të shumta negative, pasi ajo doli për herë të parë me rroba banje.

Vajza thotë:

Isha gjithmonë e mbuluar, edhe në fotot dhe në plazh nuk kisha shkuar prej shumë vitesh. Ishte një problem shumë i madh i shkaktuar për mua, pasi dola për herë të parë me rroba banje dhe nxora në pah trupin tim. Kishte shumë defekte. Njerëzit u ndanë në dy anë. Kishte nga ata që më kritikonin, por edhe nga ata që më mbështesnin. Do ta vazhdoj këtë betejë.