Hyka te skuadra e madhe evropiane

Hyka te skuadra e madhe evropiane

Shperndaje në Facebook.

hyka_1482166232-8001367

Jamir Hyka mund të transferohet te Besiktas gjatë afatit kalimtar të janarit
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jamir Hyka, mund të transferohet në Turqi gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, sipas të cilave Besiktas ka shprehur interesim për mesfushorin e Luzern, transmeton Gazeta Express.

Hyka po shkëlqen këtë edicion me klubin zviceran, ku deri më tani ka shënuar tetë gola dhe kjo ka bërë që gjiganti turk të mendojë për shërbimet e shqiptarit.

Lexo edhe  Noizy me urim interesant për Pavarësinë e Kosovës (Foto)

Sipas mediave turke, Besiktas do të paraqesë ofertë zyrtare këto ditë në drejtim të klubit të Luzern që zotëron kartonin e fantazistit shtatshkurtër. /Express/