Shtëpi Lajme Hysaj shkëlqeu ndaj Bosnjës, por i ndodh një e keqe!

Hysaj shkëlqeu ndaj Bosnjës, por i ndodh një e keqe!

Shperndaje në Facebook.

Elseid Hysaj shkëlqeu me paraqitjen e tij në duelin ndaj Bosnjës e Hercegovinës. Por, e keqja është se ai u lëndua dhe mbetet të shihet nëse do të rikuperohet për duelin e radhës të Napolit ndaj Juventusit.
Elseid Hysaj ishte më i miri në fushën e lojës gjatë ndeshjes miqësore ndaj Bosnjës. Gjithsesi fundi i ndeshjes nuk ishte aspak me fat për të, pasi kapiteni i kombëtares kuqezi ka pësuar një dëmtim në këmbë, gjë që mund t’i sjellë mungesën në ndeshjen e madhe ndaj Juventusit.

“Pësova një goditje dhe ndiej dhimbje. Nesër në mëngjes do të jem në Napoli dhe do të bëjmë të gjitha ekzaminimet e nevojshme me stafin mjekësor të klubit”, tha Hysaj pas ndeshjes.

Mbrojtësi kuqezi është një titullar i padiskutueshëm të klubi i Napolit, i cili do të ketë një përballje të dyfishtë me Juventusin, më 2 prill për kampionat dhe 5 prill, për kupën e Italisë.