Shtëpi Lajme I bënë urinën në kokë se u ngacmoi motrën, dy vëllezërit nga...

I bënë urinën në kokë se u ngacmoi motrën, dy vëllezërit nga Tirana e pësojnë si mos më keq

Shperndaje në Facebook.

Komunikimi 5-6 ditor me një vajzë në Facebook i ka kushtuar shtrenjtë një djali të ri nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur disa kohë më parë dhe është përcjellë me pamjet ekskluzive nga JOQ.al. Bëhet fjalë për dy vëllezër, të cilët kanë marrë peng, kanë dhunuar dhe më pas i kanë urinuar në kokë “ngacmuesit” të motrës së tyre.

Në prill të vitit të kaluar A.C., i cili është edhe viktima e kësaj historie, ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar nga Dashamir dhe Resmi N., vëllezërit e një vajze që ai kishte njohur në Facebook. Sipas 20-vjeçarit të dhunuar, pasi kishin folur 5-6 ditë me vajzën e njohur në rrjetet sociale, ajo i ka kërkuar që të ndërprisnin komunikimin duke qenë se Facebook-u i vajzës kontrollohej edhe nga vëllezërit e saj.

Pas kësaj, kallëzuesi ka ndërprerë komunikimin me këtë shtetase. Pas rreth një muaji, shtetasi A. C. është telefonuar nga ana e Dashamir N., i cili e ka fyer përmes telefonit, duke i thënë se përse kishte komunikuar me motrën e tij,

Numrin e telefonit, Dashamir N. ia kishte marrë vëllait të kallëzuesit, duke e kanosur se nëse nuk u jepte numrin, do ta vriste. Kallëzuesi është habitur nga kjo telefonatë, pasi ai kishte rreth dy vite që nuk kishte komunikuar me shtetasen B. N.

Vëllezërit u shpallën fajtorë për akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë”. Dashamir N. u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Resmi N. me 2 vjet burg. Për të pandehurin Remsi, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3- vjeçare.

Kërcënimi

Më 5 prill 2016, rreth orës 10:00, Dashamir N. e ka telefonuar sërish kallëzuesin, duke i kërkuar të takoheshin për t’u sqaruar. Si pikë takimi kanë lënë fillimisht vendin e quajtur “Mullet”.

Pasi kanë shkuar atje, A. C. ka takuar një kushëri të tij, i cili i ka thënë se do të takoheshin me Dashamirin në Sauk. Kur kanë shkuar aty, ata janë takuar me një tjetër të afërm të tij, i cili i ka thënë se Dashamiri i priste në Tiranë.

Pasi kanë mbërritur në Tiranë, në një bar “A…”, janë njoftuar nga Dashamir N. se ai po i priste për t’u takuar te “Kthesa e Kamzës”, shkruan “Panorama”.

Kallëzuesi ka hezituar ta takonte, por G. i ka thënë se nuk do të ndodhte gjë, pasi Dashamirin e kishte shok dhe se thjesht do të sqaroheshin.