Shtëpi Video I vrasin të dashurin përpara syve, ulërimat e vajzës prekën mijëra njerëz...

I vrasin të dashurin përpara syve, ulërimat e vajzës prekën mijëra njerëz Publikuar më: 30.03.2016, 19:54

Shperndaje në Facebook.

Një vajzë në Londër ka përjetuar momente tmerruese, pasi i dashuri i saj u vra teksa ata shëtisnin të dy. Një borxh prej 120 paund i mori jetën 22-vjeçarit, Ali Nasro, i cili u godit në një park të Londrës. E dashura e tij duke e mbajtur në krah i ka thënë fjalët e fundit, fjalët magjike të dashurisë “Të dua”, teksa ai jepte shpirt i mbuluar nga gjaku.

Fqinjët, miqtë dhe të tjerët u përpoqën që t’i shpëtonin jetën, por ishte e kotë, plagët që ai kishte marrë në gjoks ishin të rënda.

Ndërkohë, zëri i vajzës që ulërinte preku shumë njerëz, ajo bërtiste duke kërkuar ndihmë me fjalët ”Ata e therën, ata e goditën. Ali të dua, unë të dua Ali”.

Oficerët e Policisë në veriperëndim të Londrës kanë filluar një hetim për këtë vrasje si dhe po marrin në pyetje personat që kanë qenë në vendngjarje.

“Ai ishte një djalë i mirë. Unë e kam njohur atë që kur ne ishim të rinj. Babai i tij vdiq nga kanceri vetëm tre muaj më parë. Ai ishte shumë i mërzitur që babai i tij vdiq, ai nuk ishte i njëjtë që atëherë”, tha një nga shokët e tij, Mohamed Musalam.

Dëshmitarët thonë se katër persona me ngjyrë pasi i kanë marrë paratë e kanë grushtuar tek pema dhe më pas e kanë prerë me thikë, një pamje e tmerrshme që e dashura e tij do ta ketë të vështirë që ta harrojë.

djali-i-vrare-3

djali-i-vrare djali-i-vrare4 djali-i-vrare8

djali-i-vrare1