Shtëpi Kuriozitete Ide si ta përmirësoni lidhjen tuaj të dashurisë

Ide si ta përmirësoni lidhjen tuaj të dashurisë

Shperndaje në Facebook.

A është bërë e mërzitshme lidhja juaj e dashurisë? A keni telashe dhe keqkuptime mes vete por megjithatë ju duheni shumë?

Më poshtë ju sjellim disa mënyra se si mund të përmirësoni lidhjen tuaj të dashurisë, transmeton Klan Kosova.

Filloni të dilni sërish, duke paramenduar se jeni në fillimet e lidhjes suaj

Në shumicën e kohës, rutina e çdoditshme mund të vrasë romancën tuaj. Ndonëse jeta ndonjëherë është shumë kërkuese dhe përplot me sfida, ju meritoni kohë për njëri tjetrin. Si mund ta gjeni kohën më mirë se sa të ktheheni aty ku e keni nisur?

Niseni një projekt së bashku

Nisni një projekt së bashku, qoftë ajo klasë vallëzimi, mësoni një gjuhë të re ose dekoroni shtëpinë tuaj.

Pavarësisht se çfarë zgjedhni të bëni, e rëndësishme është që ju të kaloni kohë së bashku dhe të ndihmoni njëri-tjetrin.

Krijoni hapësirë të veçantë për njëri-tjetrin

Krijoni një shprehi të përbashkët, pini një kafe së bashku në mëngjes ose kaloni kohë së bashku në darkë pas obligimeve të zakonshme ditore.

Me rëndësi është që të jeni aty për njëri-tjetrin, dhe të jeni vetëm ju të dy.

Ndani së bashku pasionet e juaja

Njëri nga ju pëlqen peshkimin derisa personi që ju keni në krahë i pëlqen gatimi. Por pse të kaloni kohë ndaras të peshkoni dhe të gatuani kur ju mund t’i bëni të dyja këto bashkë? Ju do të mësoni gjëra të reja nga njëri-tjetri dhe do të krijoni kujtime e do të argëtogenu së bashku.

Bëni diçka avanturiere

Provoni scuba diving ose kërcim me parashutë – nëse ju të dy pëlqeni sportet ekstreme por në rast se jo, shkoni në një park ose gjeni diçka që është ndryshe dhe e re për ju, diçka që juve ju kalon në një nivel tjetër.