Shtëpi Lajme Interi kishte arritur marrëveshje me Arsenalin për Mustafin

Interi kishte arritur marrëveshje me Arsenalin për Mustafin

Shperndaje në Facebook.


Shkodran Mustafi ka mundur t’i bashkohet Interit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi shqiptar ishte në listën e dëshirave të Interit të cilët tentuan transferimin e tij në momentet e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio, dy skuadrat kishin arritur marrëveshje për transferimin e Mustafit në ‘Giuzeppe Meazza’.

“Ne kishim marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Mustafit, por në fund lojtari refuzoi të vij tek ne”, deklaroi Ausilio.

Mustafi vitin e kaluar iu bashkua Arsenalit nga Valencia për një shumë prej 42 milionë eurove.

Ndërkohë nuk është bërë e ditur shuma që Inter ishte e gatshme të paguante për shërbimet e reprezentuesit të Gjermanisë. /Telegrafi/