Shtëpi Lajme Ish-talenti i Barcës: Nuk e dija që isha shqiptar

Ish-talenti i Barcës: Nuk e dija që isha shqiptar

Shperndaje në Facebook.


Ivan Balliu as nuk e kishte imagjinuar në kohën kur luante me të rinjtë e Spanjës që një ditë do të përfaqësonte Shqipërinë.
Mbrojtësi i djathtë i Metzit, i cili ka dal prej akademisë së Barcelonës, u grumbullua nga trajneri Christian Panucci dhe diçka e tillë ishte surprizuese për lojtarin në prag të sfidave me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë.

Por, historia e tij është shumë pak a shumë kurrioze. Balliu nuk e dinte që rrënjët e tij i kishte shqiptare, por Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi që lojtari kishte prejardhje shqiptare dhe në këtë mënyrë mund të përfaqësonte kombëtaren kuqezi.

“Në prill më telefonuan dhe pata një takim me presidentin Armand Duka. Më pyetën për rrënjët e mia. Kjo gjë është tipike shqiptare. Pastaj nisën kërkimet dhe rezultoi që nga ana e babait kisha prejardhje shqiptare. Diçka të tillë nuk e dija, sepse kisha humbur kontaktet me këtë pjesë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për gazetën “Marca”./360sport/