Shtëpi Lajme Itali: Shkatërrohet celula xhihadiste, arrestohen 4 kosovarë, një i mitur

Itali: Shkatërrohet celula xhihadiste, arrestohen 4 kosovarë, një i mitur

Shperndaje në Facebook.

Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qendër të qytetit të Venecias. 4 shtetas kosovarë janë arrestuar mes të cilëve dhe një minoren.

Të katër personat e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias.

Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa, 10 prej të cilave në qëndrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celule xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.