Shtëpi Video Ja arsyeja e vërtetë pse Gylseren la serialin “Fate të kryqëzuara”

Ja arsyeja e vërtetë pse Gylseren la serialin “Fate të kryqëzuara”

Shperndaje në Facebook.

Gylseren dhe Xhihan kanë një dashuri mjaft të madhe në telenovelë, por në jetën reale marrëdhënia e tyre është mjaft e diskutuar. Lidhur me këtë rast, edhe mediat turke kanë marrë në intervistë këto dy personazhe, të cilët dallohen lehtësisht për karakteret e kundërta.

Në skenar, Gylseren dhe Xhihani dashurojnë njëri-tjetrin më shumë se këdo, por sapo kamerat fiken, aktorja Nyrgyl Jeshilçaj dhe Erkan Petekaja janë në luftë të hapur.

Një prej aktoreve më të famshme të ekranit turk, Nyrgyl, papritur vendosi që tëlargohej nga “Fate të kryqëzuara” në serinë e 50-të, duke shtyrë skenaristin që të sajonte vdekjen e saj.

Nyrgyl, në një intervistë përpara disa ditësh për gazetaren e famshme turke, Ayse Arman, akuzoi Erkanin për fyerje dhe tha se në një skenë, që sipas skenarit kërkohej që çifti të puthej, partneri e kishte refuzuar duke i thënë: “Ti këtë po prisje, je gjithmonë gati për kështu skenash”.

Pas kësaj, pati një debat të nxehtë midis Erkanit dhe Nyrgylit, duke shtyrë këtë të fundit që të largohej nga seriali. Erkani ka vijuar duke deklaruar se ajo është një vajzë e lehtë dhe se “Nëse unë do të thoja të vërtetën, do të tundej dheu”.

Në Turqi, Nyrgyl konsiderohet si një prej aktoreve më të mira televizive, por gjithashtu njihet për natyrën e saj të lirë dhe për qëndrimet e saj anti-maskiliste. Erkani nga ana tjetër, ka qënë edhe herë të tjera në media për deklarata përçmuese ndaj aktoreve femra.