Shtëpi Video Ja çfarë zbulon pëlcitja e buzëve

Ja çfarë zbulon pëlcitja e buzëve

Shperndaje në Facebook.

lip-balm

Pëlcitja e buzëve mund të zbulojë shumëçka për gjendjen shëndetësore, posaçërisht nëse i kuroni rregullisht, kurse problemet nuk eliminohen.

Më së shpeshti buzët pëlcasin për shkak të erërave, ajrit të ftohtë, por edhe për shkak të pirjes joadekuate të ujit dhe shprehive të këqija të lëpirjes së buzëve.

Mirëpo kjo mund të jetë edhe sinjal i ndonjë çrregullimi në organizëm, transmeton Telegrafi.

Mungesa e vitaminave të nevojshmeMungesa e vitaminave B2 dhe B3 vërehet në buzë, gjuhë madje edhe në mishin e dhëmbëve. Nëse buzët ju janë shpesh të thata dhe ju pëlcasin, gjithsesi mendoni për marrje të suplementeve.

Pirja e pamjaftueshme e ujitNjëri ndër simptomat e para të mungesës së ujit në trup është thatësia dhe pëlcitja e buzëve. Hulumtimet e deritashme kanë treguar që mungesa e ujit shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe grumbullimit të zmaltit dhe kariesit.

AlergjitëNëse keni vërejtur thatësinë dhe pëlcitjen e buzëve pas qitjes së karminit, balsamit apo shkëlqimit, është e mundshme që jeni alergjike në ndonjë substancë të përbërësve të produktit. Alergjitë ndaj atyre materieve shkaktojnë të kruarit në rajonin e buzëve, irritim dhe pëlcitje.

Reaksioni ndaj disa barnaveBarnat për hipotireozë dhe rregullim të shtypjes së gjakut shumë shpesh shkaktojnë pëlcitje të buzëve.

Marrje e tepruar e vitaminës ATë tepruarit me vitaminën A mund të shkaktojë thatësi të buzëve, pëlcitje, lëvorisje dhe rrjedhje gjaku.

Inflamacion kronikNëse ekziston inflamacion kronik, apo inflamacion i qetë, në trup do të shfaqen ndryshime në këndet e buzëve, pëlcitje dhe tajitje e shtuar e pështymës.